Vedat Muriqi mbetet si një ndër lojtarët më të kërkuara në afatin kalimtar të verës në shtetin turk.

Reprezentuesi i Kosovës gjatë sezonit që lamë pas ka shënuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime për Rizesporin.


Tashmë disa skuadra kanë bërë oferta konkrete duke përfshirë edhe kampionin e Turqisë, Galatasaray.

Vedat Muriqi Vedat Muriqi (Foto: FFK-Kosova/Facebook)

Kjo e fundit ka vendosur që të rrit ofertën për 500 mijë euro dhe tani ka ofruar 3.5 milionë sosh për prizrenasin.

Megjithatë, oferta është larg nga ajo që po kërkon klubi i lojtarit, e cila kap shifrat e dhjetë milionë eurove, të cilat janë të gatshme t'i paguajnë zyrtarët e Toulouses.

Ndryshe, shërbimet e 25-vjeçarit po i kërkon edhe Fenerbahçe, Basaksehir, Ceta Vigo dhe Levante. /Telegrafi/

telegrafi sport app