52-vjeçari Gac Filipaj, nga fshati Këllezën i rrethit të Ulqinit, emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 vjet më parë. U vendos në Bronx të New Yorkut, ndërsa nuk e dinte asnjë fjalë anglisht.
Këmbëngulës dhe i qëndrueshëm, Gac Filipaj – nip i Dom Simon Filipajt, priftit patriot dhe përkthyesit të Dhiatës së Re e Dhiatës së Vjetër – nisi të mësonte gjuhën e vendit. Personi që e mësonte e këshilloi që të gjente ndonjë punë në Universitetin Columbia, që të ketë mundësi të regjistrohej në kurse të gjuhës dhe lëndët tjera pa pasur nevojë të paguante gjë. Lehtësira të tilla bëjnë shumë institucione amerikane për punëtorët dhe nëpunësit e tyre.
Gaci ashtu veproi. Merrte kurse në mëngjes e pastaj të fillonte punën e tij të rregullt si pastrues i objekteve të universitetit – prej orës dy pas dreke deri në 11 të mbrëmjes. Filipajt iu deshën shtatë vjet të mësonte anglisht dhe 12 vjet derisa ta merrte diplomën. Ketë të diele, siç njoftojnë gazetat, stacionet radio-televizive dhe interneti, Gac Filipaj do të rreshtohet me qindra të tjerë në Columbia, shumë më të ri se ai, për të marrë diplomën në degën e studimeve klasike, cum laude. Kështu, ai i jep fund udhëtimit 20 vjeçar drejt realizimit të ëndrrës.
”Kjo është një ngjarje me shumë, shumë rëndësi për Universitetin Columbia”, tha dekani i Studimeve të Përgjithshme, Peter Awn, në lidhje me diplomimin e pastruesit shqiptar. ”Ajo që ka gjithashtu rëndësi është se ai konkurroi çdo ditë me të gjithë studentët, shumë më të rinj se ai… Filipaj nuk kishte as kompjuter, por detyrohej t’i shkruante me dorë raportet dhe shkrimet”.
Sipas gazetës “Daily News”, Gaci nuk ka as televizor dhe mund të jetë i vetmi student që nuk posedon një celular. Dekani i tha rrjetit të televizionit ABC se ‘’kur e takon Filipajn, madje edhe kur është duke punuar, ai të jep një të qeshur nga e cila mund të dallosh një ndjenjë krenarie për punën që bënë këtu”.
“Një person që do të ishte shumë krenar për arritjet e tij, do të kishte qenë babai i Gacit, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë tre javë më parë”.
Të gjithë profesorët e tij e dinin çfarë pune bënte Gaci në universitet, ndërsa studentët habiteshin kur e shihnin duke pastruar objektet dhe dyshemenë.
Megjithëse iu deshën shtatë vjet për të mësuar anglishten – që siç thotë ai, nuk ishte e lehtë për të – Filipaj u shpreh se si i diplomuar në degën e studimeve klasike, më e vështira ishte të mësonte greqishten e vjetër.
“Latinishtja ishte pak më e lehtë”, shton ai.
Atij nuk i pëlqen fama që ka tërhequr media dhe shpreson që kjo zhurmë rreth rastit të tij të qetësohet së shpejti. Por, shton se ra dakord të fliste në lidhje me arritjet e tija vetëm e vetëm për t’u treguar të tjerëve se nuk është kurrë vonë për t’u arsimuar.
‘’Unë fillova në moshën 40-vjeçare dhe mbarova në moshën 52-vjeçar. Çdonjëri mund ta bëjë këtë”
Pas diplomimit që do të ndodhë nesër, pritet që Gac Filipaj t’i kthehet fshesës dhe pastrimeve të dyshemeve të Universitetit, pasi ka në plan të regjistrohet për studime pasuniversitare e të vazhdojë të përfitojë nga lehtësitë që universiteti i ofron për këtë.
Ai i tha rrjetit ABC se me diplomën që do të marrë të dielën e ka realizuar gjysmën e ëndrrës. Endrra e plotë, sipas tij, do të realizohet kur të marrë titullin master dhe doktoratën.
“Unë jam gati’’, u shpreh ai për median amerikane. ‘Punoj në pastrim edhe për dy-tre vite të tjera, që ta siguroj diplomën master dhe të gjejë një punë që paguan më mirë”.
Arritjet e Gac Filipajt, vendosmëria dhe qëndrueshmëria e tij dëshmojnë se kurrë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat. Shembulli i tij është frymëzim për të rinj e të moshuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti

Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, BE në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

E akuzoi për manipulim të votave të diasporës, Alban Zogaj dorëzon padi ndaj Dejona Mihalit

Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

Kosova me 344 rekrutë, Kurti: Kemi investuar në armatim si dronë "Bayraktar", sistem raketor anti-tank dhe së shpejti do t'i kemi edhe helikopterët "Black Hawk"

Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Çka është sëmundja Behçet? Reumatologu Demolli tregon se pacientët shpeshherë drejtohen gabimisht te stomatologu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false