Lewis Hamilton humbi shansin e tij për të fituar çmimin e Madh të Azerbajxhanit pasi bëri një fillim tronditës dhe jo karakteristik.
Mundësia erdhi pasi Max Verstappen kishte një moment kritik, kur goma e tij e pasme e majtë shpërtheu kur ishte në 200 km/h.
Gara u ndalua për 34 minuta dhe më pas rifilloi – derisa kishte një ‘shkëmbim zjarri’ me dy xhiro.
Hamilton kishte shumë vështirësi në këtë garë, pasi problemet teknike e përcollën në vazhdimësi. Ai mbetet katër pikë prapa Verstappen në renditje pasi përfundoi i 15-ti.
Kjo garë i takoi Sergio Perezit që mori një fitore befasueses dhe pak kush e kishte pritur.
Pas tij u rendit, Sebastian Vettel i Aston Martin, Gasly dhe Leclerc, e që shokuese ishte ranigimi i HYamiltonit në vendin e 15-të. /Telegrafi/
Oh boy, what a race that was#AzerbaijanGP 🇦🇿 #F1 pic.twitter.com/v3mLifoZn8
— Formula 1 (@F1) June 6, 2021