Dukagjini dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 21-të në Albi Mall Superligë.
Megjithatë kjo ndeshje u mbyll me ankesat e mëdha të skuadrës mysafire që pretendonin se janë dëmtuar në dy raste me mos dhënie të penalltisë në favor të tyre nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.
Ka pasur komente të shumta në rrjetet sociale kundër gjyqtarit Bejtullahu, i cili tani ka dalë duke kërkuar falje publike.
Bejtullahu ka hequr gjithë përgjegjësinë prej vetës duke thënë se nuk është thirrur nga VAR, por ai gjithsesi ka kërkuar falje Gjilanit dhe tifozëve të tyre Skifterave.
Postimi i plotë nga Mervan Bejtullahu (pa ndërhyrje):
Përshëndetje të gjithë dashamirëve të futbollit,
Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar, mbi 17 vite në Kosovë dhe vitet e fundit edhe në arenën evropiane, ku kam pasur privilegjin të gjykoj ndeshje të rëndësishme, sot ndjej nevojën të bëj diçka që nuk e kam bërë kurrë më parë: të kërkoj falje publike.
Analiza e thellë e videos nga ndeshja KF Dukagjini – SC Gjilani, e zhvilluar më 23 shkurt, ku unë isha referi kryesor, kam zbuluar dy gabime të rënda. Në minutën e 15-të dhe në minutat shtesë, kam neglizhuar dy penallti të qarta dhe të padiskutueshme në favor të Gjilanit.
Pavarësisht pamjeve të qarta dhe teknologjisë VAR, nuk jam thirrur për rishikim në asnjë prej këtyre rasteve. Jam plotësisht i bindur se, nëse do të më ishte dhënë mundësia të rishikoja pamjet, do të kisha akorduar të dyja penalltitë. Në rastin e pare nuk isha i bindur, ndërsa në të dytin pozicionimi im i largët për shkak të një kundërsulmi ndikoi në gjykimin tim. Megjithatë, kjo nuk e justifikon gabimin tim.
Kërkoj ndjesë të sinqertë ndaj klubit të SC Gjilanit, tifozëve-SKIFTERAVE dhe gjithë qytetit për këto gabime të paqëllimshme.
Dhe në fund unë ende nuk e di arsyen se pse VAR-i nuk më ftoi dhe në të dyja rastet vendosi në favor të ekipit të KF Dukagjinit.
Me sinqeritet të plotë, shpresoj që kjo ndjesë të shërbejë si një shenjë e pendesës sime të thellë. Unë i marr këto gabime shumë seriozisht dhe do të punoj vazhdimisht për të përmirësuar gjykimin tim dhe për të siguruar që standardet e arbitrimit të jenë sa më të larta në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

Nuk ka kontratë të re, Muller do të largohet nga Bayerni pas 17 viteve

Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Ancelotti zbulon arsyen pse vuajti Real Madridi në ndeshjen ndaj Leganesit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler