Virgil van Dijk konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë në qarkullim, mirëpo këtë epitet nuk e pati në ndeshjen kundër Napolit.

Qendërmbrojtësi holandez ishte fajtor për golin e dytë të skuadrës së tij, të cilin e pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.


Derisa ekipi italian ishte në epërsi prej një goli, kur po zhvilloheshin minutat shtesë, ai bëri një gabim fatal që për pasojë kishte golin e dytë të vendasve.

Van Dijk ndodhej jashtë pozitës së tij dhe e dërgoi topin drejt rrugës së Fernando Llorentes, i cili e shfrytëzoi gabimin dhe pa hezitim realizoi.

Liverpooli pësoi humbje (2-0) në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit E, ashtu që Napoli arkëtoi pikë të plota. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7law8h

https://twitter.com/74Alm3lm/status/1174065950649389057

telegrafi sport app