Gabimet më të shpeshta kur i qëroni dhe i copëtoni pemët dhe perimet

Perimet janë të pasura me lëndë të ndryshme ushqyese, por a e dini se përbërja e tyre ushqyese ndikohet edhe nga mënyra se si i presim ose qërojmë ato?
Dietologia Garima Goyal shpjegon se çfarë do t’ju ndihmojë në kuzhinë për të shfrytëzuar më të mirën nga perimet, shkruan Indianexpress, përcjell Telegrafi.
Larja është më e rëndësishmja
– Larja e frutave para prerjes ose qërimit është hapi më i rëndësishëm për të hequr papastërtitë dhe mikroorganizmat e dëmshëm që mund të jenë të pranishëm në lëkurën e jashtme të artikujve ushqimorë.
Nëse i lani frutat ose perimet pas prerjes ose qërimit, mund të humbni vitamina të tretshme në ujë – shpjegon dietologia.
Mos përdorni thikë të topitur
– Dëmton frutat dhe perimet përdorimi i një thike të topitur. Kështu që sigurohuni që të përdorni gjithmonë thika të mprehura mirë. Për shkak të thikës së topitur, elektrolitet mund të rrjedhin nga artikujt ushqimorë, ndërsa me to do të rrjedhin edhe kalciumi edhe kaliumi. Përveç humbjes së lëndëve ushqyese, kjo kontribuon në krijimin e aromës së keqe të ushqimit – këshillon Goyal.
Kujdesuni se si i qëroni
Frutat dhe perimet duhet të qërohen sa më hollë që të jetë e mundur për të ruajtur më shumë nutrienë. Është interesante që disa studime madje shohin një ndryshim në faktin nëse, për shembull, karotat pastrohen me dorë në familje ose me makinë në kushtet e fabrikës.
– Bakteret e dëmshme, E. coli dhe listeria, janë më pak të pranishme në qërimin me dorë sesa në qërimin e artikujve ushqimorë në fabrikë – thotë dietologia.
Si të priten?
– Frutat dhe perimet nuk duhet të priten, sepse megjithëse mund të duken më tërheqëse, kjo nënkupton një humbje të madhe të nutrienëve – thotë Goyal, duke theksuar se pemët dhe perimet e prera imët prishen më shpejt, humbin lagështinë dhe dukjen natyrale.
Për konsum dhe përgatitje është më mirë të priten në copa më të mëdha.
Njihuni me vetitë e artikujve ushqimorë
Nuk është e nevojshme të qëroni ose të prisni të gjitha frutat dhe perimet që konsumoni. Te kastravecët, domatet ose patatet, përpiquni të lini të paktën një pjesë të lëvozhgës për të ruajtur disa nutrienë – ka thënë Goyal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit