Pas turpërimit që u ndodhi në Lisbonë, Barcelona dëshiron t’i jap fund aventurës së Quique Setien që ishte në krye të skuadrës për vetëm shtatë muaj.

Skuadra katalunase ka një listë me emra për strategun e ri, mirëpo Fabrizio Romano raportoi para pak çastesh se Ronald Koeman do të jetë në krye të ekipit.


Bordi i Barcelonës e di se duhet të punojnë që sa më shpejtë të emërojnë trajnerin e ri, në mënyrë që të mos thellohen në krizë më të madhe.

ronald koeman netherlands 2019 14yllfxfvfxf11m08bjxrl1gj0

Por, një gjë është e qartë që strategu i ri nuk guxon asesi që t’i përsërisë gabimet e njëjta që i bëri ai i kaluari.

Janë një listë e gabimeve që trajneri i ri nuk duhet t’i bëjë, ndryshe do shkarkohet:

Duhet të menaxhojë mirë me lojtarët kryesorë të skuadrës

Të ketë trajtim adekuat për lojtarët që janë inkuadrua nga akademia

Ndikim të menjëhershëm në skuadër dhe në lojë

GettyImages 1266336901 Lionel Messi (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Kujdesi ndaj asaj çfarë thotë në media

T’i kërkojë lojtarët që mendon se i përshtaten strategjive të tij, por edhe të konsultohet me bordin

Stili i lojës

Disiplina e lojtarëve brenda dhe jashtë fushës

Ndryshime në seancën stërvitore. /Telegrafi/

telegrafi sport app