Një hulumtim i realizuar kohë më parë ka treguar se 46 për qind të njerëzve nuk e dinë se si t’i marrin me rregull barnat që përdorin. Edhe shumica e efekteve të dëmshme të barnave shfaqen pikërisht për këtë arsye.
Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë gjatë përdorimit të barnave.
Copëtimi i tabletave për t’i përtypur më lehtë
Disa barna qëllimisht janë ndërtuar ashtu që të mund të veprojnë më gjatë ose të fillojnë të veprojnë më vonë, andaj janë të veshur me shtresa të ndryshme. Nëse ju e dëmtoni këtë shtresë mbrojtëse, në organizëm do të lëshohet sasi më e madhe përnjëherë.
Një shembull janë barnat për tension të gjakut të cilat kanë veprim njëditor, ndërsa njerëzit e moshuar shpesh i copëtojnë tabletat. Nëse ju i përdorni duke i copëtuar, mund të vijë deri te rënia e shpejtë e shtypjes së gjakut, që mund t’u çojë në humbje të vetëdijes.
Ibuprofeni para stërvitjeve
Nëse merrni ndonjë ilaç para stërvitjeve, ashtu që të lehtësoni qëndrueshmërinë e stërvitjeve, mund të jeni në rrezik pasi nuk do të mund të vëreni nëse lëndoheni.
Po ashtu, hulumtimet holandeze kanë treguar se ibuprofeni para stërvitjeve të rënda si vrapimi ose ngasja e biçikletës shkakton dëmtim të mukozës së lukthit. Edhe pse kjo dukuri zgjat disa orë, gjatë kësaj kohe mund të vijë edhe te probleme tjera si helmimi me ushqim, pasi bakteret mund të arrijnë edhe në qarkullimin e gjakut për shkak të mukozës së dobësuar.
Disa ekspertë thonë se mund të vijë edhe te humbja e vetëdijes nëse ju përdorni barna të caktuara para stërvitjeve. Beta-bllokuesit pengojnë rritjen e tensionit normal të gjakut, por truri ka nevojë për më shumë gjak kur ju jeni duke u stërvitur. Kur kjo nuk ndodh, mund të vijë deri te të fikëtit.
Po ashtu, antibiotikët me përmbajtje ciprofloksacine, të cilët jepen për infeksione të sistemit urinar ose të helmimit me ushqim siç është salmonela, mund të dobësojnë gilcat (tejzat) në nyja. Nëse ngrini pesha të mëdha, do t’i dëmtoni tejzat më lehtë.
Kremrat
Edhe pse duken sikur janë të parrezikshme, kremrat për shërimin e disa gjendjeve mund t’ju vrasin. Bëhet fjalë për kremrat të cilat përmbajnë metil-salicilat, veçanërisht kur përzihen me llojet e kremrave tjera kundër dhimbjes.
Po ashtu, përdorimi i rregullt i kremrave me përmbajtje steroide, siç janë ato për trajtimin e ekzemave, në fund mund të çojë në hollim dhe pëlcitje të lëkurës. Kremrat të cilat përmbajnë estrogjen dhe progestreron, si rezultat i përdorimit të shpeshtë mund të çojnë në nivele të larta të tyre në organizëm sa mund të përjetoni dhimbje në gishta.
Njerëzit shpesh përdorin më shumë kremra se sa është e përshkruar pasi mendojnë se do të shërohen më shpejt, por në fund kjo mund të jetë kundërefektive.
Barnat kundër ftohjes
Disa studime kanë treguar se barnat e dhimbjes të cilat përdoren në rastet e ftohjes, në të vërtetë mund ta zgjatin kohëzgjatjen e sëmundjes. Ibuprofeni ul pezmatimin, por mund të pamundësojë organizmin që të luftojë infeksionin, thonë mjekët britanikë.
Nëse ndjeheni keq, më e mira është të zgjidhni paracetamolin pasi ai ul edhe temperaturën dhe ju do të ndjeheni më mirë. Studiuesit amerikanë tregojnë se edhe këtu duhet të keni kujdes, pasi temperatura e rritur do të thotë se organizmi po i lufton inflamacionet dhe viruset, ndërsa me uljen e saj, kjo nuk do të ndodhë, por do të zgjatet koha e rikuperimit.
Paracetamoli
Brenda 24 orëve mund të përdoren më së shumti katër gramë paracetamol. Ky bar zakonisht vjen i paketuar në tableta 500 miligramë, por nuk guxon të përdoren më shumë se dy tableta përnjëherë pasi mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë.
Sipas studimeve nga Universiteti i Edinburgut, edhe personat të cilët kanë pirë dy ose tre tableta më shumë se sa preferohet, kanë shfaqur shenja të mbidozimit. Ato më së shumti kanë qenë te rastet e dhimbjes së dhëmbëve ose të këmbëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët