LAJMI I FUNDIT:

Gabigol: Gabova kur u largova nga Santosi, jam i lumtur me rikthimin

Gabigol: Gabova kur u largova nga Santosi, jam i lumtur me rikthimin

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol ka pranuar se ai “u përpoq shumë, por ishte e vështirë” dhe shkoi keq sapo u largua nga Santosi në Inter.

Gabigoli kthehet në Santos në huazim, 18 muaj pas largimit për Interin në një kontratë prej 29.5 milionë eurosh, me sulmuesin që nuk ka arritur të bëjë asnjë paraqitje si titullar në Serie A në kohën e tij me Nerazzurët.

“Kam provuar shumë dhe jam përpjekur shumë te Interi në raste të caktuara”, ka thënë fillimisht Gabigol në prezantimin e tij zyrtar te Santosi.


Doracaku Inter - Si t'i digjni 70 milionë euro për një ditë
Lexo po ashtu Doracaku Inter - Si t'i digjni 70 milionë euro për një ditë

“Unë e di që kam bërë gabime, por unë po shkoj përpara përsëri. Është shumë e lehtë për mua në Santos”.

Gabigol gjatë prezantimit te Santosi

“Jam ende shumë i ri, duke luajtur futboll më jep lumturi dhe më duhet të luaj përsëri”.

“Vendosa se ishte koha për t’u kthyer, ndërsa po mendojë edhe për Kupën Botërore”.

Zyrtare: Gabriel Barbosa rikthehet te Santosi
Lexo po ashtu Zyrtare: Gabriel Barbosa rikthehet te Santosi

“Kam gabuar kur u largova nga skuadra për Interin, por kërkova ndjesë të nesërmen”.

“Cilësia më e mirë e një burri është që të kërkojë falje pasi bën një gabim dhe mëson prej tij”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori