Manolo Gabbiadini ka zbuluar se është komplimentuar nga Jose Mourinho pas finales në EFL Cup.

Sulmuesi italian shënoi dy gola në humbjen e Southamptonit dhe paraqitjen e tij Special One e përshkroi si ‘fenomenale’.


2017 02 26T181218Z 131134338 MT1ACI14758483 RTRMADP 3 SOCCER ENGLAND SOU MUNEFLCUPFINAL kbpC @Gazzetta Web

“Kur dikush si ai të afrohet dhe të thotë ‘ke bërë punë të mirë, ke shënuar dy gola fenomenal’, atëherë t’i ndjen diçka speciale brenda teje”.

“Mourinho është person special dhe jo vetëm trajner. Është shumë karizmatik”, ka thënë Gabbiadini për La Gazetta dello Sport.

Italiani është transferuar te klubi anglez nga Napoli gjatë janarit për 15 milionë funte. /Telegrafi/

telegrafi sport app