LAJMI I FUNDIT:

G7-ta kërkon lirimin e menjëhershëm të opozitarit rus Alexei Navalny

G7-ta kërkon lirimin e menjëhershëm të opozitarit rus Alexei Navalny

Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro tij nga ana e Rusisë.

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të Navalnyt.

“Rusia ka detyrime kombëtare dhe ndërkombëtare për të respektuar dhe siguruar të drejtat e njeriut”, thuhet në qëndrimin e G7-së.


Navalny u arrestua më 17 janar pasi u kthye nga Gjermania në Rusi. Në Berlin ai ishte duke u shëruar nga një helmim gati fatal me agjent nervor Novichok, i shkallës ushtarake. Ai e akuzon presidentin rus, Vladimir Putin për helmimin.

Avokatja e Navalnyt, Sobol: Heshtja, frika dhe indiferenca janë shumë të rrezikshme në Rusi
Lexo po ashtu Avokatja e Navalnyt, Sobol: Heshtja, frika dhe indiferenca janë shumë të rrezikshme në Rusi

“Përdorimi i konfirmuar i armëve kimike kundër një politikani opozitar, si dhe ndalimi i Navalnyt e minojnë më shumë demokracinë, zërat e pavarur dhe pluralitetin politik në Rusi”, tha G7.

Rusia u pezullua nga G8 – tani e njohur si G7 – më 2014 si një përgjigje ndaj aneksimit të paligjshëm të rajonit të Krimesë nga Ukraina.

Ekipi i Navalnyt ka bërë thirrje për më shumë demonstrata më 31 janar dhe 2 shkurt, pasi një gjykatë do të shqyrtojë lëndën e tij të dënimit me kusht. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori