Fyhet shqiptarja Erinela Bitri

Kjo ka sjellë që ajo të jetë pre e sulmeve të herë pas hershme drejtuar asaj. Guendalina Tavassi, 24-vjeçarja nga Roma, konkurrente në spektaklin e sivjetshëm në Itali, ka lëshuar fyerje raciste ndaj shqiptarëve, nisur nga pozicioni i Erinelës në shtëpi.
Ajo i ka krahasuar shqiptarët me ciganët si ‘njerëz të këqij’ ndërsa media nuk e ka lënë pa e ndjerë këtë fenomen. Nën titujt ‘Guendalina Tavassi, fyen shqiptarët në Grande Fratello’, vajza nga Roma është kthyer në epiqendër të vëmendjes.
Sherret në shtëpinë e Grande Fratello-s ndodhën që në ditën e katërt të hyrjes së Erinit. Afrimi i saj me Daviden, i cili në këtë shtëpi kishte pasur dy histori më parë me Rosën dhe Olivian, shkaktoi sherrin e parë. Një prej vajzave Anxhelika, i tha Erinit që duke ditur historinë e tij me Rosën nuk duhej të hynte në mes, por vajza u mbrojt me faktin se kur hyri në shtëpi, askush veç Davidit dhe Xhulianos nuk i dha shoqëri.
Sherri degradoi deri sa Erin i thoshte Anxhelikës të rrinte urtë dhe as nuk donte të njihej me të. ‘Ik mi e shkretë se as nuk dua të njihem me ty dhe as të flas me ty’, e bllokoi shqiptarja vajzën, ndërsa i erdhi në mbrojtje dhe Davidi me të cilin tashmë ka nisur një histori dashurie. Kjo situatë e tensionuar ka çuar në krijimin e xhelozive të mëdha, deri sa filluan edhe fyerjet. /BW/Telegrafi/






























































