Policia e Kosovës bëri të ditur se dy automjete me vozitës të dyshuarit meshkuj ishin ndalur në rrugë (autostradë) dhe po bisedonin, ndërsa patrulla policore është ndaluar dhe në momentin që ka kërkuar arsyen e ndalimit janë fyer dhe më pas janë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në detyrë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, të martën në ora 07:28.


Nuk raportohet për të lënduar. Pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/