LAJMI I FUNDIT:

Futbollistja e Kosovës, Erëleta Memeti: Erdha për ta ndihmuar vendin tim, siç bënë daja dhe xhaxhai im në kohën e luftës

Futbollistja e Kosovës, Erëleta Memeti: Erdha për ta ndihmuar vendin tim, siç bënë daja dhe xhaxhai im në kohën e luftës

Erëleta Memeti pati një paraqitje fantastike me Kosovën, e cila mposhti Estoninë me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.

21 vjeçarja pati një paraqitje shumë të mirë sonte. Ajo erdhi nga Gjermania pavarësisht situatës me COVID-19.

Erëleta që luan për Freiburgun në Gjermani pas ndeshjes ka thënë se ka ardhur në Kosovë për ta ndihmuar vendin e saj, ashtu siç kishin bërë në të kaluarën daja dhe xhaxhai i saj.


“Pavarësisht se kishim mungesa të shumta, sonte e dëshmuam që kur jemi të bashkuar mund të arrijmë suksese. Vashat që luajnë këtu në Kosovë kanë treguar që dijnë të luajnë futboll dhe së bashku arritëm këtë fitore, e cila mendoj se ishte e merituar”.

“Ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë “COVID-19″, por unë kam ardhur t’i ndihmoj Kosovës në këtë situatë të vështirë, ashtu siç kanë bërë edhe xhaxhi dhe daja im në luftë. Ne jemi këtu për t’ ndihmuar Kosovës”, deklaroi Erëleta Memeti për RTK.

Memeti është njëra ndër futbollistet që gjithmonë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës, në çdo moment që është ftuar.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
PSG po përgatit ofertë të lartë për Raul Asencion

PSG po përgatit ofertë të lartë për Raul Asencion

La Liga
Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

La Liga
Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Ndërkombëtare
Kalo në kategori