Kosova i ka dhënë leksion futbolli Azerbajxhanit, duke e mposhtur 4-0 në ndeshjen që vlente kualifikimin në në Ligën C.

Sulmuesi Ruslan Gurbanov ka folur për ndeshjen e humbur për azerisport.com.


"Pas këtij rezultati, nuk ka asgjë për të thënë. Kosovarët ishin më të fortë se ne, dhe kjo duhet pranuar”.

“Nuk kemi pasur frikë nga një rival, vetëm se Kosova ka lojtarë vërtet të mirë, shumica prej të cilëve luajnë në kampionate të forta. Ata bënë rezultatin”.

Kosova Azerbeigjani foto Ridvan Slivova 89

“Edhe pasi ata shënuan shpejtë, mendoja se tani çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të jemi në gjendje të reagojmë në të njëjtën mënyrë. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç planifikuam. Dua tu kërkoj falje tifozëve dhe të gjithë njerëzve të Azerbajxhanit".

"Përkundër gjithçkaje, gjithmonë duhet të jeni njerëz, t'i respektoni vlerat e një vendi tjetër”.

“Fakti që himni i Azerbajxhanit u fishkëllye në Kosovë tregon se ata nuk e respektojnë kundërshtarin”.

Kosova Azerbeigjani foto Ridvan Slivova 49 e1542809927709

“Shteti i Azerbajxhanit po bën gjënë e duhur, që nuk e njeh Kosovën, sepse ata nuk janë shtet, por të egër", ka thënë futbollit.

Gurbanov ka qenë rezervist në ndeshjen kundër Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app