LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti shqiptar, Muzafer Ejupi sulmohet me shufër metalike në Kroaci

Futbollisti shqiptar, Muzafer Ejupi sulmohet me shufër metalike në Kroaci
Muzafer Ejupi (Foto: Facebook/Muzafer Ejupi)

Ngjarja për incidentin, në të cilin është përfshirë futbollisti shqiptar Muzafer Ejupi, është një prej kryetemave në mediat kroate.

Sulmuesi i Slaven Belupos ishte përfshirë në një incident të dhunshëm, ndërsa pas spekulimeve të ndryshme, u bë e ditur se ai ka qenë viktimë e sulmit dhe se ka marrë lëndime serioze.

Podravski.hr ka bërë të ditur se Ejupi dhe një i afërm i tij janë sulmuar me shufër metalike dhe kanë marrë lëndime serioze.


Personi që ka qenë me futbollistin e ka goditur personin tjetër, mirëpo lojtari 31 vjeçar ka marrë lëndime të shumta në kokë saqë nuk njihej.

Për më shumë, sipas burimeve të Podravski.hr, goditja me shufër ka mundur të jetë fatale edhe për jetën e e Ejupit.

Fillimisht, lojtari që e ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut ishte arrestuar nga policia, mirëpo pasi janë qartësuar gjërat, është liruar. /Telegrafi/

(Foto: NK Slaven Belupo)

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori