Futbollistët e Manchester Unitedit thuhet se duan që Ole Gunnar Solskjaer të bëhet trajner i përhershëm i ekipit.

Trajneri norvegjez ka ardhur para një muaji në krye të Djajve të Kuq, duke zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar.


Megjithatë, Solskjaer është vetëm trajner i përkohshëm i skuadrës deri në fund të këtij sezoni.

Por, norvegjezi ka arritur t'i bind të gjithë me cilësitë e tij pasi ka fituar të gjitha, gjashtë ndeshjet prej se është në krye të Unitedit.

paul pogba ole gunnar solskjaer man utd vs huddersfield premier league 2018 19 757kcvyv4b301esv8tvklm4uq

Kjo formë dhe këto fitore kanë bërë që Solskjaer të dëshirohet si trajner i përhershëm.

Përveç rezultateve, lojtarët dhe stafi i stërvitjeve të Unitedit janë të entuziazmuar me metodat dhe personalitetin e norvegjezit dhe i kanë bërë thirrje atij që të marrë punën me kohë të plotë.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, futbollistët e Unitedit duan që Solskjaer të bëhet trajner i përhershëm i klubit.

Ndryshe, ndeshja e radhës për Djajtë e Kuq është të shtunën ndaj Brightonit në Old Trafford nga ora 16:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app