Fushatë vetëdijësimi të të rinjve që të mos fotografohen nëpër hekurudha në Maqedoni (Video)

Rryma elektrike që e mbyti javën e kaluar një djalë, duke tentuar që të bëjë një ''selfie'' në vagonin e trenit, ishte 25 mijë volt e fuqishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të njëjtën ditë u lënduan edhe dy të tjerë, duke bërë fotografi, gjithashtu në vagon. Ata janë dërguar jashtë shtetit për trajtim të mëtutjeshëm.
Për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen, Hekurudhat e Maqedonisë dhe shkollat kanë filluar fushatën e vetëdijësimit të të rinjve të shkollave të mesme dhe fillore që të mos bëjnë fotografi nëpër vagona dhe binarë trenash.
Sipas Tv Kanal 5, fushata ka filluar që në shkollën e mesme ''Vllado Tasevski'' ku nxënësit mësojnë pikërisht për transportin hekurudhor./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































