Tyson Fury e ka befasuar Jake Paulin duke ndërhyrë gjatë investues së tij dhe ka bërë sikur do ta godasë.

YouTuberi i popullarizuar, i shndërruar në boksier, ka udhëtuar në Londër për të njoftuar lidhur me ricaktimin e datës për meçin e tij me vëllanë e Furyt, Tommy.

Dhe derisa Paul po intervistohej nga JOE, kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda i bëri një vizitë befasuese.

Amerikani dukej i habitur kur Gypsy King e hapi derën dhe bëri sikur do ta godasë me grusht. Megjithatë, të dy shumë shpejt u përqafuan, edhe pse tifozët janë të bindur se Jake kishte pasur shumë frikë në fillim.


Disa nga komentet në rrjetet sociale ishin si në vijim:

“Mund të shihet qartë frika”.

“Jeta e Jake shkëlqeu para syve të tij”.

“E gjithë jeta e tij i doli përpara”.

“Ai ishte i tronditur”.


Edhe Paul është pajtuar me qëndrimin e tifozëve: “Vërtet mendova se do të më godiste kur hyri brenda”.

Paul dhe Tommy e kanë ricaktuar për të tretën here duelin e tyre për datën 26 shkurt në Arabinë Saudite, pas në dy rastet e mëparshme është dashur ta anulonin (një herë për shkak të lëndimit dhe herën tjetër për shkak të vizës). /Telegrafi/

@joeuk

@Jake Paul got a surprise from @Tyson Fury mid-interview 😂 #jakepaul #tysonfury

telegrafi sport app