Në vigjilje të secilës festë, gëzimi nuk mungon asnjëherë në mesin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, të strehuar në SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.
Të njëjtat përgatitje, me urime të ngrohta e dëshira pafund janë bërë edhe kësaj here, për Vit të Ri.
Në mes të dhjetorit 2021, me një grup mysafirësh, u dekorua edhe pema e vitit të ri dhe u bënë përgatitjet për festa nga fëmijët e stafi i SOS Fshatrave.
Një vit plot sfida por me ndihmën e donatorëve, stafi u përkujdes për mbi 40 fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe u ndihmuan mbi 500 fëmijë dhe familjet e tyre.
Drejtoresha e SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, Nezahat Ramadani Salihu në intervistë për Telegrafin ka folur për sfidat me të cilat janë përballur gjatë vitit 2021 për funksionimin e këtij institucioni, sukseset e vitit që lamë pas, donacionet, stafin e pritjet për vitin që po vjen.

Intervista e plotë:
Telegrafi: Sa sfidues ka qenë viti 2021 për SOS-Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë?
Nezahat Ramadani Salihu: Natyrisht se 2021 ka qenë një vit sfidues për mbarë globin e po ashtu edhe për ne. Ishte një vit i vështirë pasi që kishte shumë pasiguri dhe dilema rreth pandemisë me COVID-19, e ne jemi përgjegjës për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tonë. Por, me një mobilizim të përgjithshëm arritëm që të menaxhojmë situatën më së miri, e kjo u arrit edhe falë përkrahjes nga donatorë dhe miqtë e ndryshëm të cilët na qëndruan në krahë në çdo moment.
Telegrafi: Marrë parasysh rrethanat në të cilat ka qenë bota në përballje me pandeminë cila është gjendja tash në SOS- Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë?
Nezahat Ramadani Salihu: Duke qenë se ne jemi përgjegjës për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve që kemi nën përkujdesje, por njëkohësisht përkrahim edhe mbi 600 fëmijë në rrezik të braktisjes që të rriten me familjet e tyre me shëndet që në fillim të pandemisë, ne hartuam disa protokolle mbrojtje dhe kujdesi që të parandalonim shpërndarjen e virusit dhe mbronim fëmijët tanë. Natyrisht me shume rigorozitet kemi përcjellë edhe masat e vendosura nga institucionet shtetërore. Andaj, sot me shumë kënaqësi themi se asnjë nga fëmijët tanë nuk ka qenë i prekur nga virusi COVID-19. Ne vazhdojmë të kujdesemi dhe shpresojmë që të mbyllim pandeminë pa asnjë fëmijë të prekur me COVID-19. Natyrisht edhe stafi ynë, i ka respektuar masat dhe është kujdesur që të mos sjellë virusin tek fëmijët tanë, por në anën tjetër thuajse i gjithë stafi i SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë është i vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19. Nuk ka pas hezitim fare nga asnjëri nga ne, por në momentin që janë krijuar rrethanat, të gjithë janë vaksinuar.

Telegrafi: Sa të suksesshëm mund ta konsideroni vitin që po lëmë pas?
Nezahat Ramadani Salihu: Marrë parasysh sfidat që pati vendi ynë me pandeminë, konsiderojmë se ka qenë një vit i suksesshëm. Kemi vazhduar me shumë përkushtim të punojmë në mbrojtjen dhe kujdesin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes. Gjatë këtij viti, asnjëri nga shërbimet që ofrojmë si në kujdesin alternativ si në fuqizim të familjes nuk janë ndërprerë. Për më shumë, duke e ditur që aktualisht nuk ka ndonjë strehimore në Kosovë që të sigurojë mbështetje për nënat në rrezik të braktisjes së foshnjave të tyre, gjatë viti 2021, ne kemi filluar edhe me njësinë e re “Nëna dhe Fëmija”. Kjo njësi ka për qëllim parandalimin e braktisjes së fëmijëve përmes përkrahjes së nënave të reja me foshnjat e tyre.
Telegrafi: Sa donacione ka marrë SOS në Kosovë gjatë këtij viti dhe a kanë qenë të mjaftueshme?
Nezahat Ramadani Salihu: Donatori më i madh i SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë vazhdon të jetë SOS-i Norvegjez. Megjithatë në mënyrë që të vazhdojmë të kujdesemi për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe të vazhdojmë të përkrahim fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror ne na duhet që një pjesë të konsiderueshme të fondeve t’i sigurojmë nga donatorët vendor. Përkundër faktit që vitit 2021 ishte vit i vështirë dhe nevojës së madhe për përkrahje, duke iu falënderuar bizneseve vendore por edhe qytetarëve të cilët na kanë dal në krah me aq sa kanë pasur mundësi ne ja kemi dalë disi që të përmbushim me sukses misionin tonë. Vlen të ceket, se në Kosovë tanimë kanë filluar të na përkrahin edhe individët, por akoma jemi larg objektives tonë, që të jemi financiarisht të pavarur dhe të qëndrueshëm, andaj përkrahja nga të gjithë, si nga bizneset si nga qytetarët vazhdon të jetë kruciale për ne që mos të ndalemi në punën tonë për të siguruar familje të ngrohtë për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror dhe të vazhdojmë punën tonë në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Telegrafi: Sa fëmijë i keni pasur këtë vit në përkujdesje?
Nezahat Ramadani Salihu: Përgjatë vitit, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kanë ofruar kujdes afatgjatë për 42 fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe ka përkrahur mbi 500 fëmijë dhe familjet e tyre.
Telegrafi: A ka SOS-Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës staf të mjaftueshëm dhe a ka kërkesa për staf të ri?
Nezahat Ramadani Salihu: Si organizatë vazhdimisht rritemi dhe angazhojmë staf shtesë, bazuar edhe në nevojat që i kemi. Ne kemi disa pozita unike siç është puna e SOS Nënës e cila kujdeset për 4-6 fëmijë. Aktualisht ne kemi tetë SOS familje dhe tetë SOS Nëna të cilat jo vetëm që kujdesen për fëmijët por u japin fëmijëve edhe dashurinë dhe ngrohtësinë e familjes. Shtesë SOS Nënave, ne kemi edhe SOS Teze, të cilat ndihmojnë SOS Nënat në përditshmëri, siç bëjnë edhe tezet, e po ashtu kurdo që SOS Nëna ka nevojë për pushim ose kohë për të kryer punë personale, SOS Tezja i ndihmon dhe e zëvendëson. Në fakt, ne kemi të hapur katër pozita për SOS Teze, dhe jemi duke kërkuar kolegë që kanë gatishmëri me ofru dashni e kohën e tyre për përkujdesjen e fëmijëve tanë dhe me kontribu në misionin tonë që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm. Vlen të theksohet që SOS Familjet së bashku me SOS Nënën dhe fëmijët jetojnë në komunitet pra në lagjet e Prishtinës. SOS Fshatrat e Fëmijëve për SOS Familje ka marrë me qira shtëpi/banesa në lagje të ndryshme të Prishtinës me qëllim që fëmijët t’i shmangen stigmatizimit të mundshëm.

Telegrafi: Si festohen festat e fundvitit në SOS-Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës?
Nezahat Ramadani Salihu: Si tek të gjitha familjet, edhe në SOS Fshat festat e fundvitit priten me shumë gëzim si nga fëmijët e po ashtu edhe nga stafi ynë. Gjatë kësaj periudhe rritet edhe më shumë ndjenja e solidaritetit dhe kemi shumë miq që na vizitojnë e na ndihmojnë duke dhuruar. Festën e fillojmë zakonisht me dekorimin e bredhit në SOS Fshat, ku këtë vit këtë aktivitet tradicional e kemi shndërruar në festë të hapur për të gjithë miqtë tanë të cilët na janë bashkuar në dekorimin e bredhit. Më pas kemi edhe shumë aktivitete të përbashkëta ku mblidhemi të gjithë dhe shënojmë festat e fundvitit.
Telegrafi: Cilat janë pritshmëritë për vitin që po vjen?
Nezahat Ramadani Salihu: Presim që viti 2022 të jetë një vit i ndërtimit dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët tonë vendorë. Shpresojmë që edhe përkrahja institucionale për kujdesin alternativ të fuqizohet, sidomos tek pjesa e mbështetjes financiare, por mbi të gjitha shpresojmë që në 2022 të mos jetë një vit pandemik por një vit i zhvillimit dhe mirëqenies sociale për të gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?