Ftohja e zakonshme dhe gripi janë gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe.
Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e rënda, transmeton Telegrafi.
Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme.
Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes
Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshëm, të cilët e ndryshojnë formën e tyre gjatë shumimit. Ftohja e zakonshme mund të transmetohet me anë të teshtitjes apo kollitjes, kur spërklat nga personi i sëmurë pranohen dhe thithen nga personi i shëndoshë.
Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në fyt:
– dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
– pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj tharjen e sekretit në hundë
– edhe fyti prodhon sekret, me ç’rast pengon frymëmarrjen
– paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
– teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të cilat ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes
Po ashtu mund të paraqiten edhe simptoma të përgjithshme të lehta:
– kokëdhimbje e lehët apo e rëndë
– ethe dhe temperaturë
– shtangim i lehtë dhe dhimbje në qafë
Shkaktarët, simptomat dhe komplikimet e gripit
Edhe gripi, ngjashëm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse të cilët ndryshojnë shumë shpejtë, mirëpo zakonisht, çdo vit ekziston një virus kryesor, i cili përhapet në gjithë botën.
Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të spërklave të cilat mund të barten me ajër, ose mund ta kontaminojnë ushqimin. Simptomat fillojë nga një deri në katër ditë pasi virusi futet në organizëm.
Gripi zakonisht fillon si mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë, nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fillojnë të përkeqësohen duke shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm.
Simptomat e fytit janë të ngjashme, ose më të lehta sesa te ftohja e zakonshme:
– dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
– pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda
– edhe fyti prodhon sekret
– paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
– teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme po ashtu
Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e përgjithshme:
– zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme
– pavarësisht temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta
– paraqitet mundimi në stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë
– zakonisht ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit
– kokëdhimbja është e pranishme
– dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes
– dhimbje në të gjithë trupin, sidomos në muskuj dhe nyje
– dhimbje dhe shtangim të lehtë në qafë
– sytë mund të skuqen dhe irritohen
– po ashtu edhe lëkura mund të skuqet
Si të dallosh që dikush ka ftohje të zakonshme apo simptoma të gripit
Kur një person, ose sidomos një fëmijë, sëmuret nga ftohja e zakonshme ose ka simptoma të ngjashme me gripin, është me rëndësi të matet temperatura, të shikohet prania e sekretit në hundë ose fyt, teshtitja ose kollitja, të shikohet shtangimi i qafës dhe të kontrollohet i gjithë trupi për të gjetur ndonjë njollë të kuqe.
Këto kontrollime duhet të bëhen disa herë brenda 24 orësh me qëllim që të dallohet nëse një sëmundje është thjeshtë një ftohje apo një grip, në raport me ekzistimin një sëmundjeje më të rëndë, siç është meningjiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harrojeni lodhjen, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të keni më shumë energji

Si të kapërcejmë lodhjen pranverore për shkak të ndjenjave të rraskapitjes dhe humbjes së motivimit?

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'