Në procedurën e tenderit/garës për dhënien/përzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pa blinduara, pa shoferë, e që do t'u ofrohen njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të Forcës Italiane të Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR).Vlera e parashikuar e kontratës: 447,125.00 €. Kohëzgjatja e shërbimit: 12 muaj dukefilluar nga muaji i pare pas nënshkrimit të kontratës, me mundësinë e një zgjatjeje tre mujore.

Qendra Administrative e Intendencës njofton kompanitë e interesuara se është qëllim i Forcës Italiane të Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR - KOSOVO) të vazhdojë me perzgjedhjen e shërbimit të qirasë së automjeteve pa shofer për të përmbushur nevojat e lëvizshmërisë së Komponentëve/Njësive të saj, sipas mënyrës dhe brenda afateve të cekura më poshtë.


Karakteristikat e Automjeteve

Kontingjenti italian kërkon të paktën:

- 2 (dy) automjete pasagjerësh komercialë në kategorinë SUV & "Premium" të referuara si Grupi "A";

- 42 (katerdhjetë e dy) automjete pasagjerësh komercialë (sedan/pickup/SUV/crossover kompaktme 3 vëllime), nga të cilat të paktën 3 janë automjete pickup, të referuara si Grupi "B"

- 2 (dy) automjete tregtare të tipit furgon me karroceri të mbyllur për transportin e materialeve, të referuara si Grupi "C"

- 3 (tre) automjete tregtare pasagjerësh për transportin kolektiv të të paktën 15 pasagjerëve, siç janë minibusët, të referuara si Grupi "D"

- 5 (pesë) automjete tregtare pasagjerësh të kombinuara për transportin e përzier të materialeve dhe pasagjerëve, me deri në 9 vende, të referuara si Grupi "E".

Shërbime shtesë të detyrueshme

Në tarifën/qmimin mujorë të qirasë përfshihen:

- mirëmbajtje e zakonshme dhe e jashtëzakonshme e nevojshme për funksionimin e duhur tëautomjetit,

- inspektimi periodik i automjetit,

- ndihmë/asistence rrugore me zëvendësimin e automjetit në të gjithë zonën operative(Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë),

- zëvendësim i gomave (me heqje dhe montim), duke përfshirë gomat e dimrit,

- pajisjet në makine (fikës zjarri, xhaketë me dukshmëri të lartë, komplet fryrjeje gomashnëse nuk përfshihet goma rezervë, trekëndësh paralajmërues),

- disponueshmëri e menjëhershme e një automjeti zëvendësues në rast të mosfunksionimit tëautomjetit me qira;- menaxhim i plotë administrativ dhe tatimor,

- mbulim gjithëpërfshirës sigurimi (llojit "kasko"), për mbulim të plotë në rast të një aksidenti rrugor ose dëmtimi të automjetit,

- menaxhim administrativ dhe procedural i kërkesave,

- emërimi i një personi të dedikuar kontakti për të gjitha nevojat operative dhe administrative që lidhen me kontratën dhe menaxhimin e shërbimit.

Dorëzimi i Automjetit

Dorëzimi i automjetit duhet të bëhet në bazën "Camp Villaggio Italia" (CVI) në Belopojë,Pejë, dhe në bazën "Camp Film City" (CFC) në Pristinë, varësisht nga njësia e destinacionit të automjetit të marrë me qira.

Kërkesat për Pjesëmarrje

Kompanitë që plotësojnë kërkesat e mëposhtme do të pranohen për të marrë pjesë në procesin e prokurimit/garës:

a) përshtatshmëria profesionale:

- të qenit i regjistruar në listën e kompanive të autorizuara për të ofruar profesionalisht shërbime per qira makinash;

- të mos ketë pasur një ose më shumë nga arsyet e mëposhtme të përjashtimit:

- që ka kryer, përfshirë edhe nëpërmjet organeve të saj korporative, shkelje të rënda nëçështjet penale, civile dhe administrative,

- shkelje të rënda profesionale

- të qenit në gjendje falimentimi, likuidimi gjyqësor, likuidimi të detyrueshëm ose në marreveshje falimentimi/likuidimi.

b) kapaciteti ekonomik dhe financiar:

duke arritur në tre vitet para kerkeses per pjesemarrje ne tender/gare një xhiro totalespecifike (për kryerjen e një aktiviteti të ngjashëm) prej të paktën 500,000.00 €.

Për t'u pranuar në procedurën e tenderit/garës, kompanitë e interesuara duhet të demonstrojnë se i plotësojnë kërkesat e lartpërmendura duke paraqitur dokumentacion mbështetës tëpërshtatshëm dhe të paraparë.

Kriteret per perzgjedhje të Kontratës

Kriteri i perzgjedhjes së kontratës për shërbimin, është oferta ekonomikisht më e favorshme,e përcaktuar bazuar në raportin më të mirë cilësi/çmim. Për këtë qëllim, ofertës ekonomike (çmimit) do t'i caktohet një vlerë maksimale prej 30 pikësh, ndërsa ofertës teknike (cilësisë dhe karakteristikave e automjeteve të ofruara) do t'i caktohet një vlerë prej 70 pikësh.

Kushtet dhe Afatet për Shprehjen e Interesit

Kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin etenderit/gares deri në orën 10:00 të 26 shtator-it 2025, duke dërguar një kerkese të shkurtër nëadresën e mëposhtme të email-it: cai-canuacquisti@kfor.esercito.difesa.it - kfor.acquisti@gmail.com.

Email-i duhet të përmbajë tekstin e mëposhtëm:

Dokumentet e mëposhtme duhet t'i bashkëngjiten email-it të mësipërm:

- Certifikatë regjistrimit te biznesit pranë ARBK-së në të cilën ceket mundësia e ofrimit, si kompani e autorizuar, e qirasë së makinave, lëshuar nga Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Biznesit (Certifikata e ARBK-se),

- Vertetimin Tatimor të lëshuar nga sistemi online i ATK-se:

Gjuhet e perdorura

Italishte/Shqip

Shënim i pergjithshëm

Duke pasur parasysh qëllimin informues të këtij njoftimi, ky Autoritet Kontraktor rezervon të drejtën për të ftuar operatorët ekonomikë që gjenden ne Regjistrin e Furnizuesve në posedim,të cilët nuk kanë paraqitur një përgjigje ndaj kësaj kërkese.

Përgjegjës për procedurën e fazës së perzgjedhjes

Shefi i Shërbimit Administrativ pro tempore, e që sot identifikohet me:

Nenkolonel com. Marco CAROLLO (e-mail: cai-csa@kfor.esercito.difesa.it)

Kontakti per infomata dhe pyetje

kfor.acquisti@gmail.com - cai-csa@kfor.esercito.difesa.it