LAJMI I FUNDIT:

FSSH-Maqedoni ulë çmimet e testimit për coronavirus

FSSH-Maqedoni ulë çmimet e testimit për coronavirus

Fondi për Sigurim Shëndetësor tërhoqi çmimin e referencës prej 3.600 denarë për testimin nga Covid-19 dhe mori një vendim të ri për më të lirë, pra për 1.500 denarë për këtë shërbim laboratorik, informon “Nova TV”.

Vendimi u mor nga Bordi i Drejtorëve dhe mbetet vetëm të konfirmohet nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe të botohet në Gazetën Zyrtare. Më tej, Fondi do të paguajë çmimin e këtij shërbimi laboratorik për të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor me të cilat ka lidhur marrëveshje.

“Me shpërthimin e pandemisë së COVID-19, shërbimet profesionale të Fondit, bazuar në analizën, rishikuan çmimin e testimit PSR të shërbimit shëndetësor dhe u morr vendim për një çmim të ri prej 3.600 denarë. Për shkak të informacionit se në laboratorët privatë ky shërbim shëndetësor paguhet 1.500 denarë, Fondi tërhoqi vendimin për çmimin prej 3.600 dhe miratoi një të ri me të cilin kostoja e testimit të PSR për COVID-19 do të jetë 1.500 denarë”, thonë nga FSSH./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori