Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës ka shfaqur pakënaqësitë e saj në lidhje me siç u tha ‘zhvatjen e tenderëve dhe mos dhënien e pagave të premtuara nga qeveria për punëtorët e sektorit publiko-privat’.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi theksoi se problemet vijnë si pasojë e zvarritjes së tenderëve dhe mos dhënien e pagave të premtuara për punëtorët teknikë të fushës së shëndetësisë dhe atij arsimor në komunën e Prishtinës.
“Kemi pasur një zvarritje të madhe të tenderëve vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të procedurave burokratike, punëtorët i kanë humbur 290 mijë euro në vend që këto mjete ligjore duhet të jenë në pagat e punëtorëve të sigurimit fizikë dhe të punëtorëve teknikë. Për këto mjete asnjëherë nuk jemi duke e akuzuar, sepse kompanitë nuk janë fajtore por janë procedurat e prokurimit publik që në QKUK që nga nëntori. Paga e këtyre punëtorëve u dashtë sipas marrëveshjeve që i kemi 405 euro dhe sot e kësaj dite edhe në momentin që flasim punëtorët marrin një pagë prej 275 eurove”, ka thënë Azemi.
Kryetari i kësaj sindikate, Azemi thekson se shqetësim të madh kanë edhe për punëtorët e Universitetit të Prishtinës dhe ata të QKUK-së. Ai ka paralajmëruar grevë nëse nuk arrihet zgjidhja për dhënien e pagave të premtuara nga Qeveria edhe Komuna e Prishtinës.
“Në bazë të kërkesave të juaja kam kërkuar që të vijmë deri tek një përfundim që deri në fund të këtij muaji në QKUK nëse nuk paguhen pagat ashtu siç jemi marrë vesh, atëherë muaji qershor do të jetë muaji i protestave dhe i grevave sepse kjo vonesë prej 7 muajsh e që secili punëtor i ka humbur nga 800 euro për neve është shumë e madhe, sepse për neve edhe nëse 8 euro mungojnë, është një shumë e madhe”, ka shtuar Azemi.
Pakënaqësi patën edhe përfaqësuesit e shoqatave publiko-private të cilët kërkuan përmbushjen e premtimeve nga Qeveria Kurti.
Nga Shoqata e Sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës, Arsim Gjinovci thekson se fajin më të madh për pagat e ulëta e mban qeveria, pasi që sipas tij, nuk ka arritur t’i realizojë premtimet e dhëna për dhënien e pagave shtesë për këtë sektor.
“I kisha ftuar të gjithë bashkë të bëhemi dhe të mbajmë grevë se po e shohim që kjo qeveri vetëm ka dhënë premtime dhe asgjë nuk ka realizuar deri në këtë moment. Në fillim kanë dhënë shumë premtime dhe të gjithë e dimë se kurrfarë realizimi te ne nuk ka pas, kështu që i kisha propozuar nga gjysma e qershorit të hyjmë në grevë. Të bëhemi të gjithë bashkë të mos punojmë për këto paga, fundi i fundit të marrim edhe ne rrugën e mërgimit si shumë shokë këtu”, tha Xhinofci.
Edhe për përfaqësuesin e shoqatës së sigurimit fizik të QKUK-së, Hakif Sylejmani kërkoi rritje të pagave për punëtorët teknikë./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit