Forcës së Sigurisë së Kosovës zyrtarisht sot i janë bashkuar 337 pjesëtarë të rinj, në mesin e tyre 52 femra dhe 22 nga komunitetet pakicë.
Certifikimi i sotëm shënon gjeneratën e parë të rekrutëve që i bashkohen Forcës pas mandatit me misionin e saj të ri. Aty u fol për mbrojtjen e sovranitetit të vendit, dhe u tha se kufijtë e shtetit të Kosovës nuk do të prekën asnjëherë.
Pas përfundimit me sukses të trajnimit bazik nëntë javor, 337 rekrutë dhanë betimin të premten para komandantit të FSK-së, dhe ministrit të Mbrojtjes.
Nga eprorët, atyre ju kërkua të punojnë shumë në ndihmë të procesit të tranzicionit në FSK.
Komandanti i Forcës, gjeneral-lejtnant Rrahman Rama, u tha pjesëtareve të rinj që nga ata pritet të jenë të disiplinuar dhe të përkushtuar.
Duke kujtuar që FSK është kredibile e multietnike, e gatshme për të kontribuar për paqe, gjeneral Rama u tha se ata do të jenë pjesë procesit të tranzicionit për mandatin e ri për mbrojtje të sovranitetit të vendit.
“Vizioni ynë është i qartë, ai është integrimi në strukturat veri-atlantike, ne jemi të vetëdijshëm që ky vizion kërkon angazhim e përkushtim shtesë, mirëpo me përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve tanë strategjik, rrugëtimi ynë do të jetë më i lirë. Të nderuar ushtarë të FSK-së, ka filluar tranzicioni sipas planit bazuar në mandatin e ri për mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Nga sot ju do të jeni pjesë e këtij procesi, andaj kërkoj nga ju angazhim shtesë duke i shfrytëzuar njohuritë dhe aftësitë tuaja të fituara deri më tani, në mbështetje të këtij procesi. Gjithashtu kërkoj nga gjithë pjesëtaret e FSK-së të punojnë në mënyrë të vazhdueshme në ngritjen e zhvillimit profesional në mënyrë që ky proces i tranzicionit të kryhet me sukses”, tha ai.
E ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se sot është datë me rëndësi për jetën dhe karrierën e pjesëtareve të rinj të FSK-së dhe për gjithë shtetin.
Sipas tij, nuk ka detyrë më të ndershme sesa shërbimi ndaj vendit.
Jemi duke punuar me partnerët tanë strategjik që misioni i ri i FSK-së, kapacitet që janë të parapara për planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të arrihen konform planit dhe të jemi të gatshëm të kryejmë detyrat tona, obligimet tona dhe të jemi faktor paqeje, stabiliteti, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Synimi ynë strategjik është anëtarësimi në NATO, dhe unë jam i bindur që pa marrë parasysh sfidat gjeopolitike të çastit, me djem dhe vajza si ju, e ardhmja euroatlantike e Republikës së Kosovës është e sigurt”, tha ai.
Ai e konsideroi me fat këtë gjeneratë, meqë është e para që po i bashkohet Forcës me mandatin e ri ushtarak.
Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Aty ai foli për territorin dhe mbrojtjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës, ku tha se integriteti territorial dhe kufijtë e shtetit janë të shenjtë dhe të paprekshëm gjithmonë.
“Ushtria e Kosovës është sot element i domosdoshëm i stabilitetit dhe paqes në rajon. Ne nuk e kërcënojmë askënd, kurrë nuk e kemi bërë këtë gjatë historisë sonë, por as nuk do të lejojmë askënd të na cenojë lirinë dhe shtetin tonë. Integriteti territorial dhe kufijtë e shtetit tonë janë të shenjtë, janë të paprekshëm sot dhe gjithherë. Ushtria e Kosovës do të vazhdojë procesin e fuqizimit dhe profesionalizmit të saj për tu bërë gati për fazën e anëtarësimit në NATO. Ne do të rrisim buxhetin për ushtrinë, ne kemi mundësi për ta bërë këtë, dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha ai.
Veseli tha se Kosova ka vetëm rrugën përpara, rrugën e zhvillimit ekonomik, rendit të ligjit, fuqizimit të shtetit dhe partneritet në integrim në NATO dhe BE.
Në këtë ceremoni u bë e ditur edhe se disa prej pjesëtareve janë shpërblyer nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, si rezultat i sukseseve të larta të treguara gjatë stërvitjeve. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht