LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja e angazhuar në operacionin e kërkimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

FSK-ja e angazhuar në operacionin e kërkimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Me vendim të Ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), që nga 25 gusht, në orët e pasdites, janë duke marrë pjesë në operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Sipas njoftimit për media specialistët e FSK-së, qysh mbrëmë nga ora 20:00 e kohës lokale, kanë vazhduar me vlerësimin e situatës dhe kërkimin e personit të zhdukur, deri në orët e vona të natës, dhe sot që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke vazhduar operacionin e kërkimit.


Vazhdojnë kërkimet për personin i cili që nga dje rezulton i zhdukur në liqenin e Batllavës
Lexo po ashtu Vazhdojnë kërkimet për personin i cili që nga dje rezulton i zhdukur në liqenin e Batllavës

“Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje në orën 16:00 Policia e Kosovës kishte marrë informatë se një person ishte zhdukur në liqenin e Batllavës. Ndërsa kërkimi për të po vazhdon edhe sot./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori