Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka filluar aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.
“Me aktivitetin koordinues të shërbimit mjekësor të FSK-së, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), sot në Ministri të Mbrojtjes filloi aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut. Personeli i Ministrisë së Mbrojtjes, edhe këtë herë ju kanë përgjigjur pa hezitim këtij aksioni, në mesin e të cilëve edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhurues i rregullt vullnetar i gjakut, si dhe Zv. Sekretari i Përgjithshëm, Salvador Elmazi”, kanë njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Tutje në komunikatë thuhet se “Këtë radhë aksionin e bëri shumë të veçantë, dhurimi i gjakut nga Këshilltari amerikan i Ministrit të Mbrojtjes, z. Tom Niblock, i cili përfaqëson vlerat e tij të larta humane, krahas partneritetit tonë të ngushtë me miqtë tanë amerikan.Edhe pse në rrethana pandemie, vlugun e aktiviteteve dhe fazës së vaksinimit, në ditën e parë të aksionit u grumbulluan doza të konsiderueshme të gjakut, që nga punëtoret e QKKTGJ-së u shpreh vlerësim i lartë për gatishmërinë e treguar”.
Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.
Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut është aktivitet i planifikuar në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK dhe për shumë vite tradicionalisht mbahet dy herë në vit.
Përveç gjatë aksionit të organizuar, pjesëtarët e FSK-së kanë qenë dhe janë çdo herë të gatshëm që t’u përgjigjen kërkesave të QKKTGJ-së edhe për nevojat sporadike në raste specifike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker