Agjencia Evropiane e Mbrojtjes së Kufirit (FRONTEX nis të martën (sot) misionin e saj në Shqipëri. Falë marrëveshjes së nënshkruar në tetorin e vitit 2018, pritet të zbarkojnë 50 oficerë të FRONTEX, që do të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë me oficerët tanë të policisë kufitare dhe migracionit.
Oficerët e FRONTEX, do të jenë nga Gjermania, Republika Çeke, Kroacia, Sllovenia, Holanda dhe Rumania, ndërkohë që numri do të jetë fleksibël në varësi të situatave.
FRONTEX ka në fokus të punës së saj menaxhimin e integruar të kufijve, mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve me vendet e BE-së dhe me vendet e treta jashtë saj. E krijuar në vitet 2004-2005, mbas flukseve të mëdha migratore me të cilat u ndesh gjithë Evropa kjo agjenci u fuqizua në staf duke kryer operacione jo vetëm në kufirin tokësor, por edhe në kufirin ajror dhe detar.
Është hera e parë që BE nënshkruan një marrëveshje të tillë me një vend jo anëtar, pra me Shqipërinë dhe synon që përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm, të mund të forcojë kapacitetet e kontrollit të kufirit, të frenojë flukset migratore, të frenojë trafikun e paligjshëm…etj.
Lansimi i misionit të FRONTEX pritet të realizohet sot përmes një aktiviteti që do zhvillohet në Tiranë.
Ceremonia zyrtare, e ndjekur nga një konferencë për shtyp, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë (Shqipëri), të martën, më 21 maj, në prani të Komisionerit Dimitris Avramopoulos, Drejtorit Ekzekutiv të Frontex-it Fabrice Leggeri, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Sandër Lleshaj.
Negociatat për Marrëveshjen e Statusit midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë u mbyllën në tetor 2018, duke u bërë marrëveshja e parë e këtij lloji nga BE-ja me një vend fqinj jo të BE-së.
Marrëveshja i mundëson FRONTEX-it, Agjencisë Europiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare, të kryejë operacione të përbashkëta dhe të vendosë ekipe në kufijtë e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së. Në marrëveshje me autoritetet shqiptare, do të nisin operacione për të ndihmuar për trajtimin e migracionit të parregullt dhe krimit ndërkufitar. Operacioni i përbashkët do të fillojë më 22 maj në kufirin shqiptaro-grek. /ATSH/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova