LAJMI I FUNDIT:

Freiderich Ebert: 70 për qind e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në pesë orë në ditë

Freiderich Ebert: 70 për qind e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në pesë orë në ditë

Sipas një studimi të fundit, rreth 66% e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar, përkundër që 70% e tyre kalojnë nga 1 deri në 5 e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë.

Pavarësisht studimeve e thirrjeve të shumta që rrjetet sociale të përdoren në masë të kontrolluar, duket se do të mbetet sfidë e madhe që kjo të realizohet.

Studentë të drejtimeve të ndryshme lexojnë e studiojnë literaturën e lëndëve mjekësore nga provimet që i presin. Në mesin e tyre është edhe studentja Gresa Gojani.


Përveç literaturës nga profesioni i mjekësisë të cilën e ka zgjedhur, Gresa lexon edhe lloje të tjera librash e materialesh që zgjojnë interesin e saj.

“Më pëlqejnë krejt zhanret e shkrimeve duke filluar prej librave ma shume deskriptive, përshkruese për një gjendje aktuale të shoqëri, munden me kon libra romantik format fiktive ose fantazi siç janë Herry Poter e kështu me radhë”, tha Gojani.

Megjithatë, sikurse Gresa nuk është një pjesë e madhe të rinjve. Të paktën nga ajo që thotë një studim i fundit i fondacionit Freiderich Ebert.

Sipas këtij studimi, rreth 66% e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar, përkundër që 70% e tyre kalojnë nga një deri në pesë e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë.

Rrjetet sociale tek të rinjtë tashmë janë të pranishme në secilin hap të jetës së tyre. Madje nga përqendrimi i madh në to, vështirë se diçka tjetër mund t’ua marrë vëmendjen.

Sidoqoftë, të rinjtë tregojnë se cilat nga rrjetet sociale janë më atraktive dhe për çka i përdorin ato.

Megjithatë, ata që merren me rritjen e kulturës së të lexuarin në Kosovë, siç është Organizata ETEA, flasin lidhur me përfitimet që mund t’i kenë të rinjtë nga të lexuarit.

“Natyrisht se leximi ka shumë dobi kryesorja na bënë me njoftë vetën tonë, me reflektu mbi vetën tonë, mbi jetën si të tillë mbi botën mbi njerëzit për rreth dhe na përgatit më mirë për përditshmërinë për jetën”, tha Agon Ahmeti, ETEA.

Pavarësisht nga ajo nëse na pëlqen leximi, ajo çfarë thuhet në studime, përdorimi i rrjeteve sociale do të jetë i pandashëm në jetën e gjithsecilit.

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori