Trajnerit të Chelseat, Frank Lampardit, i është thënë se ai nuk ia ka idenë se si të përdorë një lojtar si Timo Werner.

Sulmuesi gjerman ka luajtur te Rasenball Sport Leipzig i sulmues qendror, derisa tani te Chelsea po luan edhe në krah.


Lampard e përdori Wernerin ndaj Sheffield United si anësor, derisa Tammy Abarahm ishte në qendër, gjë që ishte e gabuar.

timo werner chelsea carabao cup 2020 21 nh7nirm2dq1v1nlb13qiu

Ish-sulmuesi i Chelseat, Jimmy Floyd Hasselbaink ka thënë se kjo taktikë po e shkatërron lojtarin dhe Lampard duhet të caktojë atë vetëm në qendër.

“Ai (Werner) ka nuhatje të shkëlqyer për gol”, ka thënë legjenda e The Blues për Metro.

“Unë e pëlqej më shumë si sulmues qendror. Në qendër, aty ku e përdor talentin e tij në maksimum. Kur ai luan në krah, disi më duket se vetëm vrapon, pa ndonjë efekt”, ka shtuar më tej Hasselbaink. /Telegrafi/

telegrafi sport app