Françeska Jaçe është një nga bukuroshet shqiptare që merr vëmendje të madhe me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.

Ka kohë që ajo është përfshirë në botën e modës, ndërsa në profilin e saj në Instagram, kohë pas kohe publikon imazhe që nuk e lënë askënd të qetë.


Këto ditë, Françeska ka ardhur me disa poza, në të cilat shfaqet me veshje transparente duke ekspozuar shumëçka nga fiziku i saj.

Në ndërkohë, me këtë veshje, modelja ka vënë në plan të parë edhe format e saja mbresëlënëse trupore.

Françeska u bë e njohur për publikun e gjerë falë pjesëmarrjes në versionin shqiptar të spektaklit televiziv, Big Brother. /Telegrafi/