Francë – Kroaci, formacionet e mundshme dhe analiza taktike e finales së madhe
Plot 32 ekipe. Një muaj i futbollit joshës, i mbusur me tronditje dhe befasi. Dhe e gjitha merr fund me këtë ndeshje. Franca dhe Kroacia qëndrojnë në rrugën e njëra-tjetrën për të plotësuar ëndrrën e ngritjes së trofeut të Kupës së Botës, Rusia 2018.
Franca, e cila tashmë është shpallur kampione e botës 20 vjet më herët, e di si shijon suksesi i tillë. Në fakt, francezët kanë triumfuar në vitin 1998 me kapitenin Didier Deschamps, që sot është trajner, para një arritjeje unike për të arritur trofeun si lojtar dhe si trofe.
Francezët nuk kanë qenë më të mirët në këtë Botëror, por kanë treguar forcën për t’i fituar ndeshjet. Ata kanë shfaqur paraqitje solide ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, ajo që ishte një fitore prej 1-0, teksa Les Bleus do të shpresojnë që të vazhdojnë prej ku kanë përfunduar dhe të shmangin një fat të ngjashëm si në Kampionatin Evropian dy vjet më parë.
Në anën tjetër, Kroacia do të hyjë në finalen e parë të një Kampionati Botëror. Paraqitja më e mirë e kësaj kombëtareje erdhi pikërisht në vitin 1998, ku u mposht pikërisht nga Franca në gjysmëfinale me rezultat 2-1.
Ekipi i Zlatko Dalic ka qenë një prej më të mirave në Rusi deri tani, duke treguar përkushtim dhe karakter mental përgjatë gjithë fazës së eliminimit direkt. Pasi mposhtën edhe Anglinë pas 120 minutash në gjysmëfinale, gjenerata e artë e Kroacisë e udhëhequr nga Luka Modric do të tentojë që të shkruajë historinë.
Franca
Mbrojtësi i krahut Djibril Sidibe është mungesa e vërejtur te francezët, teksa mesfushori Blaise Matuidi pritet që të jetë gati për të luajtur pasi u largua si zëëndësues ndaj Belgjikës. Deschamps nuk pritet që të bëjë ndonjë ndryshim në skuadrën që mposhti Djajtë e Kuq herën e fundit me një formacion 4-2-3-1 që ka funksionuar mirë për ekipin e tij në Rusi e që pritet të shfrytëzohet edhe për finalen e madhe.
Kapiteni Hugo Lloris do të tentojë të tregojë lidershipin e tij, ashtu si ka bërë në ndeshjet e fundit mes shtyllave. Në mbrojtje Pavard ka qenë një zbulimi madh i këtij kampionati, por do të ketë punë të vështirë me Ivan Perisicin. Në anën tjetër, Lucas Hernandez pritet po ashtu që të luajë.
Raphael Varane ka qenë i jashtëzakonshëm për Les Bleus në zemër të mbrojtjes dhe do të ketë për detyrë të mbajë sa më larg të rrezikshmin Mario Mandzukic. Ai do të ketë partneritetin e Samuel Umtitit, i cili ishte hero në ndeshjen e fundit.
Në mesfushë N’Golo Kante dhe Paul Pogba kanë punuar shumë mirë së bashku për Francën. Ky i fundit ka qenë mjaft solid, duke mos lejuar asgjë t’i kalojë përpara, e edhe nëse ka ndodhur kjo, aty ishte Kante për të s’pastruar situatën. Dyshja do të jetë kyçe për të eliminuar kombinimin e mesfushës kroate mes Modricit dhe Ivan Rakiticit.
I disiplinuari Matuidi do të luajë në pjesën e majtë të mesfushës, kurse sulmi do të bartet nga Griezmann dhe Mbappe. Të dy sulmuesit kanë shënuar nga tri herë dhe kanë pasur rol pivotal në suksesin e Francës. Olivier Giroud pritet që të vazhdojë të luajë si sulmuesi i vetëm, përkundër faktit se nuk ka shënuar ende gol në këtë Botëror.
Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Kante, Pogba, Mbappe, Griezmann, Matuidi, Giroud.
Kroacia
Kroatët nuk kanë pasur probleme me lëndime dhe në finale do të jenë vetëm të lodhur na tri ndeshjet nga 120 minuta të zhvilluara së fundmi. Mandzukic, i cili ka vuajtur duke çaluar ndaj Anglisë, do të jetë i gatshëm që të startojë, që do të thotë se nuk ka ndryshime as nga Dalic.
Danijel Subasic ka qenë një prej heronjve të Kroacisë duke pasur paraqitje të jashtëzakonshme në portë. Tifozët do të presin gjë të njëjtë nga portieri i Monacos në finale.
Sidoqoftë, ai do të duhet të ketë mbrojtjen në nivel me Vrsaljkon, Lovrenin, Vidan e Strinicin që do të jenë aty pranë tij. Mbrojtja kroate është shfaqur me probleme ndaj Anglisë së shpejtë dhe kjo do të jetë brengosëse pasi që Mbappe dhe Griezmann kanë shpejtësi të jashtëzakonshme.
Ylli i Interit, Marcelo Brozovic, do të startojë si më i thelli nga tri mesfushorët që do të qëndrojë para mbrojtjes për t’i lejuar partneritetit të Modric dhe Rakitic që të kontrollojnë lojën në pjesën e tretë të fushës. Se si do t’ia dalë kjo dyshe ndaj Kantes e Pogbas, mund të përcaktojë fatin e kësaj finale.
Ante Rebic ka qenë shkëlqimi i këtij kampionati dhe Kroacia do të presë prej tij që të shkaktojë probleme me shpejtësinë në krah, kurse Perisic do të bëjë të njëjtën gjë, me garanci, në krahun tjetër. Në mes është Mandzukic, i cili do të duhet të shfaqë edhe një herë instinktet e tij të hatashme prej finalizuesi.
Formacioni i mundshëm (4-3-3): Subasic, Vrsaljki, Lovren, Vida, Strinic, Modric, Brozovic, Rakitic, Rebic, Mandzukic, Perisic.
Statistikat kyçe
Franca dhe Kroacia janë përballur pesë herë me njëra-tjetrën, me Francën që ka tri fitore në këto përballje dhe dy ndesje përfunduan me barazim.
Antoine Griezmann ka shënuar ose asistuar në 11 gola të shënuar në nëntë ndeshje të fazës së eliminimit direkt në dy kampionatet e fundit botëror e evropian, më shumë se secili lojtar tjetër për Francën në 50 vitet e fundit duke qëdruar para Zidanes dhe Platinis.
Didier Deschamps mund të hyjë në histori duke u bërë vetëm njeriu i tretë që bëhet Kampion Bote si trajner dhe si lojtar, pasi këtë më parë e bënë Mario Zagallo i Brazilit dhe Franz Beckenbauer i Gjermanisë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Nuk ka kthim mbrapa - Real Madridi po fillon me revolucion në skuadër: Tre lojtarë do të shiten
Conceicao i kërkon Milanit transferimin e 'të padëshiruarit' te Chelsea
U raportua se Real Madridi ka marrëveshje me Davies - reagon drejtori i Bayern Munichut
Hansi Flick emëron lojtarin që aktualisht është më i mirë se Lamine Yamal
Milani heq dorë nga Rashford
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit