Kombëtarja e Francës ka regjistruar fitore prej 1-0 në stadiumin Vasil Levski në Sofje kundër Bullgarisë.

Skuadra mysafire krijoi epërsi të hershme. Blaise Matuidi pranoi një top nga Antoine Griezmann dhe realizoi nga një pozitë e vështirë.


matuidi e1507407292514 (Twitter/France)

Në vazhdim, Griezmann pati një rast për Les Bleus, ndërsa vendasit rrezikuan përmes Todor Nedelev dhe Georgi Kostadinov. Skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e vizitorëve.

hugo (Twitter/France)

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që francezët iu gëzuan fitores falë golit në pjesën e parë.

Bullgarët zhvillonin lojë me pasime në përpjekje që ta mbanin topin dhe të krijonin raste, ndërsa të zgjedhurit e Didier Deschamps e prisnin rastin për të ndëshkuar.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t'u zhvilluar, Franca është në krye të Grupit A me një pikë më shumë se Suedia dhe duhet ta ruajë këtë pozitë për të siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror.

Në xhiron e fundit, Trekolorët luajnë kundër Bjellorusisë, ndërsa suedezët sfidohen nga Holanda. /Telegrafi/

telegrafi sport app