Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi para pak çastesh se Franca e ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez.

"Ka ardhur koha. Kjo është arsyeja pse, besnik ndaj angazhimit historik, historik të vendit tim ndaj Lindjes së Mesme për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve”, tha Macron.


“Kjo është arsyeja pse unë deklaroj se sot, Franca njeh shtetin e Palestinës", tha Macron, duke folur në një samit mbi një zgjidhje me dy shtete në Nju Jork, transmeton Telegrafi.

Ky veprim vjen pas Britanisë, Kanadasë, Australisë dhe Portugalisë, të cilat e njohën zyrtarisht shtetin e Palestinës të dielën, duke shkaktuar kritika të ashpra nga Izraeli.

Disa vende të tjera pritet të deklarojnë mbështetjen e tyre më vonë sonte. Macron përsëriti zotimin e tij për të mos hapur një ambasadë në Palestinë, derisa të arrihet një armëpushim në Gaza dhe të lirohen pengjet e fundit të mbajtura nga Hamasi.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një administratë kalimtare në Gaza të ngarkuar me mbikëqyrjen e shpërbërjes së Hamasit, duke shtuar se Franca ishte gati të kontribuonte në një "mision stabilizimi" në territorin palestinez.

Udhëheqësi francez citoi kryeministrin e ndjerë izraelit, Yitzhak Rabin, i cili u vra për shkak të mbështetjes së tij për një zgjidhje me dy shtete, ndërsa e përfundoi fjalimin e tij me një thirrje për paqe në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/