Fqinjët tanë sërish në avancim: Kështu Serbia i arreston ata që dëmtojnë shtetin (Video)

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka publikuar pamjet e arrestimeve masive në gjithë vendin. Në operacionin e koduar “Skener 2” janë arrestuar 49 persona nën akuzën për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se kundër 25 personave, policia ka ngritur padi penale me procedurë të rregullt, transmeton Telegrafi.
“Të gjitha këta persona nga viti 20007 e deri më sot, kanë kryer vepra të shumta penale, duke dëmtuar buxhetin e Serbisë, subjektet ekonomike dhe personat fizikë, në vlerë prej rreth 7.6 milionë euro”, ka deklaruar Stefanoviq.
Ai tha se në mesin e të arrestuarve në disa qytete të Serbisë, janë menaxherë të punësuar në Ministrinë e Financave, Administratën Tatimore, ish-Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zyrtarë të qeverisë lokale, ndërmarrjeve publike, të Postës së Serbisë si dhe 12 policë të trafikut. /Telegrafi/













































