LAJMI I FUNDIT:

Fotografi që tregojnë zbarkimin e ushtarëve të rinj amerikanë, në dy ditët e fundit në Kosovë

Fotografi që tregojnë zbarkimin e ushtarëve të rinj amerikanë, në dy ditët e fundit në Kosovë
FOTO: KFOR

Pikërisht në ditën kur nga Shtetet e Bashkuara kanë ardhur paralajmërime se forcat amerikane mund të tërhiqen nga Kosova, Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka bërë të ditur se disa ushtarë amerikanë, më 8 dhe 9 mars, kanë arritur në Kosovë.

“Pas shumë javësh trajnimesh në Hohenfels, Gjermani dhe Fort Bliss, Texas, Ekipi luftarak i Brigadës së 41-të të këmbësorisë, Garda Kombëtare e Ushtrisë së Oregonit së shpejti do të marrë kontrollin e Komandës Rajonale-Lindje si KFOR 27. Ata do të vazhdojnë misionin e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe në lirinë e lëvizjes për njerëzit e Kosovës”, thuhet në një postim të bërë në Facebook nga KFOR, të cilit i janë bashkëngjitur edhe disa fotografi, përcjell Telegrafi.

FOTO: KFOR

Ndryshe, gjatë ditës së sotme senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.


Djali i presidentit Trump mbështet deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova
Lexo po ashtu Djali i presidentit Trump mbështet deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Përmes një postimi në Twitter, senatori nga Georgia shkroi se për më shumë se dy dekada SHBA-të kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj, transmeton Telegrafi.

Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë
Lexo po ashtu Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë
FOTO: KFOR

Dhe pa kaluar shumë kohë, i deleguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka ripostuar në profilin e tij në Twitter postimin e senatorit nga Georgia.

Ndërkohë, qëndrimin e senatorit amerikan e ka mbështetur edhe këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

FOTO: KFOR

Përveç këtyre, i fundit së paku deri më tani, është edhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump Junior, i cili shkroi në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori