LAJMI I FUNDIT:

Foto nga fëmijëria, Astrit Dehari dhe vëllai i tij me veshje kombëtare (Foto)

Foto nga fëmijëria, Astrit Dehari dhe vëllai i tij me veshje kombëtare (Foto)

Disa fotografi nga fëmijëria e të ndjerëve Astrit dhe Arbënor Dehari, janë publikuar në rrjetet sociale

Astriti dhe Arbënori, vëllezër tashmë të dy të ndjerë, janë në fotografi së bashku me motrën e tyre Albanën. Fotografitë duket që flasin shumë për fëmijërinë e tyre, të rritur në frymën kombëtare dhe me dashuri për kulturën dhe veshjen popullore, shkruan lajmi.net

Në një film dokumentar të para disa viteve, familja Dehari rrëfen jetën e tyre nga Zvicra dhe kthimin në Kosovë për të kontribuar.


Në këtë dokumentar flasin Avni Dehari dhe dy djemtë e tij, tashmë të ndjerë, Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari.

Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra më 1999, e kryefamiljari Avniu është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.

Arbënori atëherë thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh. “Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh, nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar shtetin, kush duhet ta bëjë”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar, Arbënor Dehari.

Edhe vëllai i tij, Astriti, ishte shprehur se nuk mund të paramendojë të jetojë në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund t’i kalonte atje.

Astriti ndërroi jetë derisa po mbahej në paraburgim në Qendrën e Prizrenit në rrethana ende të pasqaruara.

Vdekja e tij ka tronditur opinionin kosovar, në veçanti anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilës i takonte edhe ai.

Ndërkaq Arbënori kishte bërë vetëvrasje para dy vitesh duke u hedhur nga banesa ku jetonte në Prishtinë. /lajmi.net/

1

2

3

4

5

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori