LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së i del në mbrojtje Abrashit: Çitaku të tregojë a ka pasur edhe takime jopublike me ish-agjentin e FBI-së

Deputetja e LVV-së i del në mbrojtje Abrashit: Çitaku të tregojë a ka pasur edhe takime jopublike me ish-agjentin e FBI-së

Ka vazhduar debati në distancë mes deputetëve të LVV-së dhe nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku në lidhje me raportet e kësaj të fundit me ish-agjentin e arrestuar të FBI-së McGonigal.

Së fundmi ka reaguar deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, duke i dalë në mbrojtje bashkëpartiakut Artan Abrashi në lidhje me akuzat ndaj Vlora Çitakut.

“Postimi i deputetit Abrashi ishte kogja i qartë, përkundrazi znj. Çitaku qenka munduar të hedhë mjegull për një temë shumë konkrete”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni në Facebook.


Deputetja e LVV-së ka kërkuar shpjegim nga Çitaku nëse kjo e fundit ka pasur edhe takime tjera jopublike me McGonigal.

“Po flasim për një debat që ka shpërthyer në botë e veçanërisht në Shqipëri. Në secilin artikull thuhet se para mund të ketë marrë McGonigal nga politikanë ndër të tjera edhe nga Kosova. Nisur nga këto fakte dhe duke ditur edhe periudhën kohore të idesë së pazarave me territore dhe duke pasur parasysh që zonja e nderuar ka qenë ndër protagonistet kyçe të asaj aventure, pyetja është shumë e qartë: A ka pasur takime të tjera, publike apo jopublike? Dhe cilat kanë qenë temat e diskutimit?”.

Në foto me ish-agjentin e arrestuar të FBI-së, Çitaku i përgjigjet Abrashit të LVV-së
Lexo po ashtu Në foto me ish-agjentin e arrestuar të FBI-së, Çitaku i përgjigjet Abrashit të LVV-së

Sipas saj këto gjëra janë me rëndësi për publikun.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se këto akuza ndaj saj janë “një përpjekje qesharake e eksponentëve të VV-së për të shpërndarë mjegull”.

Ndryshe, Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Sipas aktapadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori