Situata e pandemisë së coronavirusit është vërtet shqetësuese, veçanërisht për nënat e reja.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një spital në Tajlandë po merr masa shtesë mbrojtëse, duke u dhënë fëmijëve të posalindur "mini-mburoja" të fytyrës.


Në fotografitë e mëposhtme nga Spitali Praram 9 në Bangkok, shihen foshnjat e mbështjellura me batanije, ndërsa infermierët përpiqen t’i vënë mburojat plastike.

Numri i rasteve të prekura nga coronavirusi në Tajlandë arrin në 2,242, ndërsa 32 persona kanë ndërruar jetë deri më tani. /Telegrafi/

da5bd50d 5cc2 4ff5 9bae cbc3d6994618

1057f522 6a13 4294 a5c0 b9fbfd85db8e