Foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në Manastir

Mbrëmë në rrugën "Vasko Karangeleski" në Manastir, para hyrjes së shtëpisë për fëmijët, 50-vjeçari Z.B ka gjetur një foshnje të gjinisë femërore, e cila ka qenë rreth një javë.
Për këtë rast është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale në Manastir. Ndërsa një punëtor social ka kryer bisedë informative me Z.B, kurse foshnja është lënë në shtëpinë e fëmijëve.
Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e këtij rasti./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































