Pothuajse të gjithë në Kosovën përdorimi i internetit është një nga më të lartët në Evropë.
Kështu thuhet në një shkrim të fundit të bërë nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF), duke shtuar se vendi ynë ka bërë përparime të mëdha në zhvillimin dixhital.
“Projekti i Ekonomisë Dixhitale (KODE), i filluar pesë vite më parë, kishte për qëllim të sigurojë që qytetarët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në mundësitë dixhitale, qoftë për punë, arsim, shërbime sociale apo argëtim. Sot, në vitin 2023, pothuajse të gjithë në Kosovë përdorin internetin dhe numri i përdoruesve në shërbimet me brez të gjerë është një nga më të lartët në Evropë”, shkruan WEF, përcjell Telegrafi.
Sipas WEF, programi krijoi investime të sektorit privat në fshatra.
KODE ofroi pagesa të njëhershme të granteve për operatorët e internetit për të ndërtuar rrjetet e tyre në fshatra.
“Projekti nënkuptonte se vetëm një pjesë e kostove mbulohej, pjesa tjetër u pagua nga operatorët e internetit. Këtyre rrjeteve të bashkëfinancuara iu kërkua të jepnin internet me shpejtësi prej 100 Mbps në çdo shtëpi, shkollë dhe qendër shëndetësore”, shton Forumi.
Po ashtu, aty thuhet se kostoja e këtij shërbimi në fshatra është i njëjtë sikurse në qytete.
“Qeveria u dha grante operatorëve të internetit me kosto më të ulët. Konkurrenca ishte e ashpër: ka më shumë se 60 operatorë në Kosovë, shumë prej të cilëve janë firma vendore. Njëzet e një operatorë fituan të paktën një grant”, thekson WEF, shkruan Telegrafi.
Në fund thuhet se, operatorët e internetit kontribuuan me 30 për qind të financimit.
Kujtojmë se mbi 97 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qasje në internet, ku çdo i dyti prej tyre ka blerë online së paku një herë brenda një viti.
Pas Kosovës, me 84 për qind është Maqedonia e Veriut, ndjekur nga Serbia me 80 për qind, Mali i Zi me 79 për qind dhe e fundit Bosnja e Hercegovina me 74 për qind.
98 për qind e qytetarëve në Kosovë blejnë online nga shitësit vendor. Vetëm 8 për qind e tyre thonë se blejnë nga shitësit e vendeve jo-evropiane, 5 për qind nga shitësit në të gjithë botën, 4 për qind nga shitësit brenda vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa vetëm 1 për qind nga ato vende jo të specifikuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët