Finalja e Euro 2024 është afër dhe është koha për të analizuar se kush ka bërë mirë dhe kush ka zhgënjyer në këtë Kampionat Evropian.

Shumë lojtarë nuk kanë arritur pritshmëritë dhe kanë lënë një shije të keqe pas largimit nga Gjermania.


Marca ka zgjedhur formacionin e dështuar të Euro 2024, ku pothuajse të gjithë janë emra të mëdhenj.  Këta 11 lojtarë kanë zhgënjyer në Euro 2024, duke mos arritur të përmbushin pritshmëritë.

Dominik Livakovic (Kroaci)

Lëvizja e tij në Fenerbahçe pas një karriere të gjatë te Dinamo Zagreb ishte premtuese, por në Euro 2024, ai ka pranuar shtatë gola në vetëm tre ndeshje.

Reflekset dhe vendosmëria e tij në penallti nuk ndihmuan këtë herë, sikurse në eventet e kaluara.

Screenshot 2024 07 13 223031

Giovanni Di Lorenzo (Itali)

Nga një nga mbrojtësit më të mirë të djathtë, ishte zhgënjim te Italia, pasi Di Lorenzo tregoi mangësi në mbrojtje dhe në sulm.

Nico Williams ishte një raketë kundër tij, ndërsa Di Lorenzo "ndihmoi" në eliminimin e Italisë nga Zvicra me paraqitjen e tij.

Screenshot 2024 07 13 222935

Gianluca Mancini (Itali)

Pas një sezoni të mirë me Romën, Mancini nuk arriti të tregojë performancë të mirë në Euro 2024. Ai e luajti vetëm një ndeshje si startues nga katër, ku kundër Zvicrës nuk kishte paraqitje të mirë.

Screenshot 2024 07 13 222759

Andreas Christensen (Danimarkë)

Christensen, i cili luan për Barcelonën, nuk arriti të tregojë lidership dhe forcë në mbrojtje. Danimarka u eliminua pas humbjes ndaj Gjermanisë, dhe paraqitje e tij la për të dëshiruar.

Screenshot 2024 07 13 222707

Oleksandr Zinchenko (Ukrainë)

Zinchenko pati një sezon të dobët me Arsenalin dhe nuk arriti të përmirësojë performancën në Euro 2024. Ukraina u eliminua me pak lavdi dhe ai nuk arriti të shkëlqejë as në krahun e majtë as në mesfushë.

Screenshot 2024 07 13 222612

Sergej Milinkovic-Savic (Serbi)

Pas një transferimi në Al-Hilal, Milinkovic-Savic nuk arriti të tregojë formën që kishte te Lazio. Serbia ishte zhgënjyese dhe performanca e tij si organizator mungoi.

Screenshot 2024 07 13 222526

John McGinn (Skoci)

McGinn kishte një sezon të suksesshëm me Aston Villan, por në Euro 2024, Skocia zhgënjeu me një pikë nga nëntë të mundshme dhe ai nuk arriti të ndikojë në lojë siç pritej.

Screenshot 2024 07 13 222435

Dominik Szoboszlai (Hungari)

Szoboszlai, i cili ishte shpresa e Hungarisë, që pati një turne të dobët. Hungaria u largua nga Gjermania me një fitore prestigjioze ndaj Skocisë, por performanca e Szoboszlai nuk ishte e nivelit të pritur, duke munguar si lider.

Szoboszlai

Dusan Vlahovic (Serbi)

Vlahovic, i cili u pa si ylli i Serbisë, pati një turne të vështirë. Ai nuk arriti të shënojë gola dhe Serbia u eliminua nga Euro 2024 në grupe.

Screenshot 2024 07 13 222111

Romelu Lukaku (Belgjikë)

Belgu Lukaku, i cili kishte zhgënjyer në Kampionatin Botëror të Katarit, përsëriti paraqitjet e dobëta edhe në Euro 2024. Ai shënoi tre gola, por iu anuluan ng VAR dhe mbeti vetëm me një. Ai humbi shumë mundësi kyçe për Belgjikën.

Lukaku

Cristiano Ronaldo (Portugali)

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo në Euro 2024, që ishte i gjashtë i tij, nuk arriti të shfaqë formën e golashënuesit sikurse viteve të kaluara. Ai shënoi vetëm nga penalltitë dhe u largua nga kampionati pa arritur rekordin e tij të dëshiruar.

ronaldo 1 2

Formacioni i dështuar i Euro 2024 

GSYazUlXgAA92Us

telegrafi sport app