Liga e Kampionëve për shkak të pandemisë COVID-19 fazën e fundit të garës ka vendosur që ta mbyll në Portugali.

Tetë ekipe kanë prerë biletën për në vendin iberik, ku do të zhvillohet ‘Final 8’, një sistem i ri i Ligës së Kampionëve, ku zhvillohet vetëm nga një ndeshje me eliminim direkt.


Atletico Madrid, Atalanta, Bayern Munich, Barcelona, Man City, PSG, Leipzig dhe Lyon kanë janë tetë klubet që kanë arritur deri në këtë fazë të garës.

Marca ka zgjedhur formacionin më të shtrenjtë me lojtarët që do të jenë në këtë turne.

Në portë është Jan Oblak që kushton 80 milionë euro.

oblak

Në mbrojtje Kyle Walker (40 milionë euro), Gimenez (56 milionë euro), Laporte (60 milionë euro) dhe Davies (60 milionë euro).

5.laporte

Duke qenë se formacioni është 4-3-3, në mesfushë kanë zënë vend emra si Joshua Kimich (75 milionë euro), Saul (72 milionë euro) dhe De Bruyne (120 milionë euro).

GettyImages 1264548659

Sulmi ka tre emra të rrezikshëm, si Sterling (128 milionë euro), Kylian Mbappe (180 milionë euro) dhe Neymar (128 milionë euro).

117313141 10160210216547306 513323138275564876 o

Në këtë formacion nuk ka vend asnjë lojtarë i Barcelonës, duke nisur nga Lionel Messi. /Telegrafi/

telegrafi sport app