LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës – Sylvinho me dy ndryshime

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës – Sylvinho me dy ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të Euro 2024. Trajneri Sylvinho tashmë ka vendosur për formacionin që do të inkuadrojë nga minuta e parë.

Kuqezinjtë do t’i mbyllin ndeshjet e grupeve ndaj “La Rojas”, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit, me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i kombëtares kuqezi, Sylvinho ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe tashmë ka në mendje formacionin që do ta vendos nga minuta e parë.


"Jemi në grupin e vdekjes dhe kemi një mundësi shumë të madhe" - Syvinho flet për ndeshjen me Spanjën
Lexo po ashtu "Jemi në grupin e vdekjes dhe kemi një mundësi shumë të madhe" - Syvinho flet për ndeshjen me Spanjën

Telegrafi mëson se braziliani nuk është se do të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja me Kroacinë, pasi vetëm dy lojtarë pritet të ndryshohen.

Ivan Balliu do ta marrë vendin e Elseid Hysajt, ndërsa Armando Broja do të kthehet nga minuta e parë në vend të Rey Manajt.

Vendin e tij në portë do ta ruajë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje përveç Balliut, do të luajnë edhe Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Formacioni i mundshëm ndaj Spanjës

Në mesfushë, do të mbesin lojtarët e njëjtë, treshja e formuar nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi.

Edhe në krahët e sulmit, Jasir Asani dhe Nedim Bajramit do të mbajnë vendet e tyre, për të ndihmuar mesfushën dhe Brojën e vetëm në qendër të sulmit.

Arbër Hoxha dhe Ardian Ismajli edhe këtë ndeshje pritet ta nisin nga banka, pasi nuk kanë arritur t’i fitojnë balotazhes me Asanin, respektivisht Ajetin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

La Liga
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ligat tjera

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori