Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet të bëjë disa ndryshime jo të vogla në ndeshjen e ardhshme të grupeve, të cilët do ta luajnë ndaj Kroacisë.
Shqipëria luan nesër (e mërkurë) ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në ‘Volksparkstadion’ të Hamburgut me fillim nga ora 15:00.
Sikurse Shqipëria, ashtu edhe Kroacia pritet të bëjnë ndryshime në formacion pas humbjeve në ndeshjet e para nga Italia, respektivisht Spanja.
Megjithatë, fokusi ynë mbetet te kombëtarja kuqezi, e cila domosdoshmërish pritet të bëjë ndryshime në formacion.
Telegrafi mëson se Sylvinho ka tashmë në mendje formacionin anti-Kroaci, i cili ka dy ndryshime në emra, por edhe në rreshtimin e skuadrës.
Sylvinho kësaj radhe pritet t’i përshtatet kundërshtarit, duke vendosur një mesfushë më të dendur, me tre futbollistë, duke luajtur kështu me rreshtimin 4-3-3, i cili mund të transformohet gjatë lojës.
Dy ndryshimet pritet të jenë ai i Qazim Laçit me Taulant Seferin dhe Rey Manaj, i cili pritet ta marrë vendin e Armando Broja.
Portieri Thomas Strakosha, dhe mbrojtja me Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj, do të jenë të pandryshuara.
Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani do t’i ruajnë vendet e veta, teksa do t’iu bashkohet Laçi në treshen e mesfushës.
Në sulm, Nedim Bajrami do të luajë në të majtë dhe Jasir Asani në krahun e djathtë, duke ndihmuar kështu qendërsulmuesin Manaj.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laci; Asani, Manaj, Bajrami. /Telegrafi/
🇭🇷 Formacioni që merr pikë ndaj kroatëve? 🇦🇱 Kështu duhet të luajë Shqipëria ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të tyre në Grupin B të EURO 2024 #TelegrafiSport #Shqipëria #EURO2024 #ALB #Kroacia #Hysaj #ThomasStrakosha #BeratGjimshiti #ArlindAjeti #MarioMitaj #KristjanAsllani #YlberRamadani #QazimLaçi #NedimBajrami #ReyManaj #JasirAsani #Shqip ♬ original sound – Telegrafi Sport Watch on TikTok
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani