Ka përfunduar edhe xhiro e 25-të në elitën e futbollit kosovar.

Dy super derbi janë zhvilluar këtë xhiro ai mes Feronikelit e Prishtinës që përfundoi 2-0 në të mirë të vendasve dhe tjetri mes Ballkanit dhe Dritës që nuk solli fitues 0-0.


Ismet Munishi ka debutuar me fitore në stolin e Gjilanit, teksa ka mposhtur Trepçën '89 me rezultat të ngushtë 2-1.

Llapi ka bërë detyrën pasi ka mposhtur 1-4 Besën e Pejës, derisa derbi kuqezi mes Drenicës dhe Arbërisë përfundoi pa gola 0-0.

Si gjithnjë redaksia e sportit në Telegrafi.com sjell formacionin më të mirë të javës.

Portieri:

160436572 1553239211534480 2296180944153136437 n

Florian Smakiqi ka bërë një tjetër paraqitje fantastike këtë javë për Feronikelin. Gardiani i talentuar ka bërë disa pritje të mira ndaj Prishtinës në fitoren e 'Industrialistëve' 2-0.

Mbrojtja:

161206778 797016467834179 3927690179853545931 o

Kësaj radhe vjen me tre qendër mbrojtës, pasi që të tret kanë pasur ndeshje të mëdha. Muhamed Useini i Gjilanit u zhvendos në qendër të mbrojtjes nga Ismet Munishi dhe ka qenë gjigant ndaj Trepçës '89 në fitoren e gjilanasve 2-1. Bujar Pllana ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Feronikelit edhe në takim ndaj Prishtinës.

160608206 1553239114867823 3344968826118552652 n

Pllana ishte më i miri në mbrojtjen e vendasve dhe Feronikeli fitoi pastër 2-0 falë paraqitje fantastike të tij në përballje me sulmuesit e rrezikshëm të kryeqytetasve.

Arago Jamal i Dritës është ambientuar për mrekulli në rolin e qendër mbrojtësit, pasi tash e disa kohë po luan shumë mirë. Ganezi pati ndeshje të madhe ndaj Ballkanit, derisa e ndalën pa shënuar gol top shënuesin Mirlind Daku në barazimin 0-0.

Mesfusha:

160292093 1553239384867796 5054223797209111445 n

Albert Dabiqaj dominoi në mesfushë në fitoren e Feronikelit ndaj Prishtinës 2-0. Deçanasi ishte i kudo ndodhur teksa pati merita të mëdha që skuadra e tij nuk pësoi gol në prishjen e aksioneve të kundërshtarëve.

Ndeshje fantastike pati edhe Edvin Kuc me Ballkanin në derbin ndaj Dritës. Ky derbi u zhvillua më shumë në mesfushë aty ku Kuc shkëlqen gjithmonë.

Kashtanjeva

Në krahun e djathtë të mesfushës është Qlirim Kashtanjeva që me golin e tij i siguroi Arbërisë një pikë të madhe në udhëtim te Drenica.

Ilir Blakçorri është në krahun e majtë, me mbrojtësin e Dritës që është bërë i pakalueshëm në atë krah.

Blakçorri shkëlqeu ndaj Ballkanit duke mos i lënë fare hapësira Armend Thaqit për të deportuar.

160763330 10159016247252243 6525416617126890522 o

Engjëll Hoti ndodhet prapa sulmuesve, pasi talenti kosovar ka bërë një tjetër ndeshje të mirë me Llapin. Mesfushori ka shënuar gol ndaj Besës së Pejës, derisa ishte ndër më të mirët në fushë.

Sulmuesit:

Këtë herë formacionin është me dy sulmues dhe që të dy shënuan nga dy gola në fitoret e skuadrave të tyre.

160949946 834076387178379 3473160979141384021 o

Gerhard Progni mori shiritin e kapitenit nga Ismet Munishi dhe si lider udhëhoqi Gjilanin me dy gola fantastik në fitoren 2-1 ndaj Trepçës '89.

Fantastik ishte edhe Marko Simonovski për Feronikelin që fitoi derbin ndaj Prishtinës 2-0.

160355496 1553239768201091 6260146739761880427 n

Maqedonasi ishte i pandalshëm nga mbrojtja mysafire dhe më meritori për fitoren e skuadrës së tij.

Trajneri i javës:

Klodian Duro e kishte përgatitur për mrekulli skuadrën e tij për takimin me Prishtinën. Nikli dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe me plotë meritë mori tri pikët. Se sa mirë ishte përgatitur ndeshja nga Duro tregon fakti se futbollistët e Prishtinës mbi 10 herë janë zënë në pozitë jashtë loje falë mbrojtjes së vëmendshme të vendasve.

Epiteti i trajenrit të xhiros këtë javë shkon për Duron i cili ngadalë por sigurt po ndërton një Feronikel të fuqishëm. /Telegrafi/

post template 1

telegrafi sport app