Janë mbyllur ndeshjet e javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës, ku nuk munguan derbit dhe ndeshjet e bukura.

Pa dyshim që ndeshja kryesore ishte ajo e zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit, që u mbyll baras 1-1.


Ballkani ka gabuar këtë javë, pasi që është  mposhtur nga Malisheva me rezultat 2-0. Llapi dhe Drenica kanë zhvilluar një ndeshje shumë të bukur që u mbyll baras 3-3.

Prishtina është kthyer te fitorja pasi mposhti Feronikeli me rezultat 3-0. Ndeshja e mbijetesës mes Ulpianës dhe Malishevës u mbyll baras 1-1.

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të dalluarit e javës në pozitat e tyre, duke u bazuar në paraqitjet individuale, por edhe në sukseset e skuadrave.

Portier

Flamur Gashi i Malishevës ka zënë vend në katërkëndësh. Ai bëri disa pritje dhe e mbrojti portën e tij kundër Ballkanit, duke e përfunduar ndeshjen pa pranuar gol.

Është portieri i parë në pranverë që e arrin këtë sukses ndaj Ballkanit.

Screenshot 27

Mbrojtja

Mbrojtja vjen me katër. Në të djathtë është Arbër Pira, i cili përveç se zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Ballkanit, ia arriti edhe të shënojë, që ishte goli i dytë i skuadrës së ti, apo i sigurisë.

275559231 816720729270433 7702929397619313385 n

Në qendër është Besnik Krasniqi, i cili vazhdon të luajë në të gjitha pozicionet e mbrojtjes te Prishtina. Ai përveç se shënoi ishte ideator i të tre golave që shënoi kampioni në fuqi.

Besnik Krasniqi 1

Me të në krahë është Agon Xhaka i Malishevës, i cili bëri një ndeshje të madhe ndaj Ballkanit. Ai arriti t’i neutralizojë sulmuesit e rrezikshëm të Ballkanit, duke e konfirmuar formën e mirë që po kalon në këto javët e fundit.

275492699 816271169315389 7507045355978745583 n

Në të majtë është Arbër Shala i Dukagjinit. Anësori përveç se zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, shënoi një super gol nga pothuajse nga 30 metra, më një goditje ‘raketë’.

Arbershala  1

Mesfusha

Edhe mesi i fushës vjen me katër. Para mbrojtës është Muhamed Useini që ishte më i dalluari në derbi ndaj Dritës.

Ai ndërpreu shumë aksione të rivalëve dhe nisi të tjera për skuadrën e tij që mori një pikë në këtë takim.

273569996 364957022296802 7590489826600937569 n

Para tij është Ilir Krasniqi i Llapit, që shkëlqeu në ndeshje ndaj Drenicës. Përveç se shënoi një gol, ai ishte ideator edhe i një goli tjetër duke gjetur në zonë ‘si me dorë’ njërin nga sulmuesit e skuadrës së tij.

275378912 10159706155237243 4945677892458253673 n

Në krah të Krasniqit është Hamdi Namani i Dritës. Pa dyshim ishte fytyra më e ndritur e ish kampionëve në derbi. Ai vrapoi shumë, luftoi në mesfushë dhe me topin shpesh ishte i pandalshëm, duke e merituar një vend në formacion.

275604750 1595684354149390 5162596198212089885 n

Mesfushori i tjetër në formacion është Ardi Shala i Ulpianës. Ai ishte ideator i lojë të lipjanasit ku të gjitha aksionet fillonin pikërisht nga Shala. Ai rrezikoi portën edhe me goditja nga distanca.

275618268 2223346044487408 183276493861611126 n

Sulmi

Sulmi kësaj radhe vjen me dy. Aty kanë zënë vend Mërgim Pefqeli që shënoi një super gol ndaj Ballkanit, gol që rrallë shihet në fushat tona. Ai vrapo shumë në këtë takim për ta ndihmuar skuadrën e tij që të marr një fitore të madhe.

275558185 816270232648816 4082218781281821939 n

Në vijën e parë është edhe Kreshnik Uka që po vazhdon me formë të shkëlqyer dhe këtë e konfirmoi edhe ndaj Llapit, ku shënio dy herë, në një ndeshje shumë të bukur.

Ai vazhdon të mbetet në garë për ‘Këpucën e Artë’ së bashku me Gerhard Prognin.

275228983 4947542808614691 3390101232274124838 n

Trajneri i javës

Ky epitet këtë javë i takon Arsim Thaqit të Ballkanit. Skuadra e tij jo vetëm se fitoi ndaj liderit Ballkanit, por rrezikoi shumë pak prapa, ndërsa në sulm ka mundur të shënojë edhe gola të tjerë.

Kjo fitore ndaj Ballkanit, në fund kur të bëhen bilancet, mund të thotë shumë në luftën për mbijetesë.

275533925 816271265982046 3253988823626913093 n

Formacioni 

Formacioni i Superliges Java 24

/Telegrafi/

telegrafi sport app