Janë mbyllur edhe ndeshje e javës së 12-të, ku nuk kanë munguar ndeshjet e forta dhe rezultat befasuese.

Ballkani ka fituar derbin ndaj Prishtinës me rezultat 2-0, ndërsa Gjilani ka fituar në shtëpi ndaj Feronikelit me rezultat 1-0.


Drita në anën tjetër ka fituar si mysafir i Llapit e rezultat 3-1, sikurse që ka fituar edhe Ulpiana si mysafire e Malishevës.

Drenica në anën tjetër ka arritur të mposht Dukagjinin me rezultat 2-0.

Telegrafi si zakonisht ka zgjedhur më të mirët e javës, duke u fokusuar në paraqitjet individuale të lojtarëve nëpër ndeshje.

Portier

Faton Maloku ishte ndër më meritoret që Drita mori tri pikë ndaj Llapit. Ai pranoi një gol nga penalltia, ndërsa nga loja ishte shumë i mirë, duke mos e lënë rezultatin të barazohej.

248194325 971194116944560 6952216919189194431 n

Mbrojtja  

Mbrojtja vjen me tre. Në njërin krahë është Rustem Hoxha i Ballkanit që bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Prishtinës.

Në qendër është Akil Makolli që ishte ndër më të mirët e Ulpianës në fitoren si mysafir i Malishevës.

Në të majtë është Armend Halili i Gjilanit, që në cdo ndeshje po tregon rritje, duke qenë edhe vendimtar. Ai asistoi te goli i vetëm i gjilanasve, që doli të jetë i fitores.

248417438 292888366170335 3312704768564213361 n

Mesfusha

Mesfusha vjen me katër. Në njërin krahë është Denisson i Drenicës, që po del të jetë i jashtëzakonshëm këtë vit. Ai shënoi dy gola ndaj Dukagjinit, njëri prej tyre më i miri i javës.

247544963 4483756008326709 8715761983600793096 n

Në qendër janë Ardi Shala  i Ulpianës, që kishte një ndeshje shumë të mirë në Malishevës, ku shënoi edhe gol që doli të jetë i fitores.

Afër tij është Arbios Thaqi, apo motori i Drenicës. Ai ndërprenë shumë aksione, vrapon pafund dhe  organizon lojën te kuqezinjtë.

Në krahun tjetër është Ermal Krasniqi, që shkëlqeu ndaj Prishtinës me gol dhe asistim. Ai ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen e Prishtinës.

248897430 3033074866930211 7916512609296635167 n

Sulmi

Gjë që nuk është e zakonshme, por të tre sulmuesit e zgjedhur për këtë javës janë të qendrës. Marko Simonovski ishte më i miri te Drita, duke shënuar dhe asistuar në fitoren ndaj Llapit.

247921988 971194750277830 4797024385053750441 n

Theophilus Solomon i Ballkanit më në fund është zhbllokuar dhe atë në derbi ndaj Prishtinës, duke shënuar golin e parë.

247898479 3033074873596877 2466422497963180305 n

Në sulm është edhe Blerim Krasniqi, që po ashtu ka shijuar golin e parë në Superligën e Kosovës.

Trajner

Ky vend shkon për Ardian Nuhiun e Dritës. Skuadra e tij mori një fitore të madhe ndaj Llapit si mysafir, pasi edhe formacioni që kishte inkuadruar iu përgjigj lojë së kërkuar.

Ardian Nuhiu

Formacioni

/Telegrafi/  

telegrafi sport app