LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i fazës së çerekfinaleve në Euro 2024

Formacioni më i mirë i fazës së çerekfinaleve në Euro 2024

Portali më i madh në vend, Telegrafi.com ka zgjedhur “ULKER FORMACIONIN” më të mirë për fazën e çerekfinaleve në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Të shtunën mbrëma ka përfunduar me sukses faza e çerekfinaleve në Euro 2024, ku tashmë dihen katër ekipet që kaluan tutje dhe çiftet e gjysmëfinales.

Megjithatë, ka pasur disa futbollistë, të cilët kanë dhuruar paraqitje brilante, duke ndihmuar ekipin e tyre me gola, asistime, por edhe paraqitje të mira individuale në portë dhe mbrojtje.


Telegrafi edhe kësaj radhe sikurse në çdo Kampionat Evropian dhe Botëror ka vazhduar me zgjedhjen e formacionin më të mirë, duke filluar nga ndeshjet e xhiros së parë, dytë, tretë, fazës së grupeve dhe fazës së 1/8 së finales.

UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm që çoi tek krijimi i peticionit që ndeshja e Euro 2024 të riluhet
Lexo po ashtu UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm që çoi tek krijimi i peticionit që ndeshja e Euro 2024 të riluhet

Tani radha i ka ardhur edhe formacionit më të mirë të fazës së çerekfinaleve aty ku Gjermania, Franca  Holanda dhe Spanja kanë nga dy lojtarë, ndërsa tri kombëtare tjera nga një.

Teho Hernandez dhe Aurelien Tchouameni bëjnë pjesë nga Franca, Joshua Kimmich dhe Florian Wirtz nga Gjermania, Stefan De Vrij dhe Memphis Depay nga Holanda, Unai Simon dhe Dani Olmo nga Spanja.

Nga një lojtar në përbërje kishin edhe Anglia, Zvicra dhe Portugalia që u reprezentuan nga Bukayo Saka, Breel Embolo dhe Pepe respektivisht.

Kujtojmë se ndeshjet e fazës gjysmëfinale do të luhen të martën (9 korrik) dhe të mërkurën (10 korrik).

Ndeshja hapëse e kësaj faze do të jetë ajo mes Spanjës dhe Francës që do të luhet me fillim nga ora 21:00, ndërsa një ditë më vonë do të ndeshen Anglia dhe Holanda po ashtu me fillim nga ora 21:00.

Formacioni i fazës së çerekfinaleve (4-4-2): Unai Simon (Spanjë), Theo Hernandez (Francë), Stefan De Vrij (Holandë), Pepe (Portugali), Joshua Kimmich (Gjermani), Florian Wirtz (Gjermani), Dani Olmo (Spanjë), Aurelien Tchouameni (Francë), Bukayo Saka (Angli), Breel Embolo (Zvicër), Memphis Depay (Holandë)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Sport

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori