Formacioni i javës në Serie A

Ka përfunduar edhe xhiro e katërt në kampionatin italian, Serie A.
Xhiro e katërt e Serie A na solli ndeshje të mira, ku në shumicën e ndeshjeve fituan favoritët, por nuk munguan edhe befasitë.
Skuadra e Interit fitoi ‘Derby d’Italia’ ndaj Juventusit dhe kështu tre futbollistët zikaltër janë pjesë e formacionit.
Milani, Napoli dhe Lazio përfaqësohen me nga dy futbollistë, teksa Cagliari dhe Chievo kanë nga një futbollistë. /Telegrafi/
Formacioni i xhiros së katërt: Portier: Gianluigi Donnarumma (Milan)Mbrojtës: Fabrizio Cacciatore (Chievo), Miranda (Inter), Gabriel Paletta (Milan), Stefan Radu (Lazio).Mesfushor: Jose Callejon (Napoli), Sergev Milinkovic-Savic (Lazio), Ever Banega (Inter).Sulmues: Arkadiusz Milik (Napoli), Marco Borriello (Cagliari), Mauro Icardi (Inter).






















































